Të rinjtë në Kosovë janë më të papunët në rajon, ndërsa mbi 70 për qind e tyre duan të punësohen në sektorin publik edhe pse shumica besojnë që vetëm duke pasur lidhje familjare dhe politike mund të jesh pjesë e këtij sektori.
Këto ishin të dhënat që kanë dal nga publikimi “Studimi për Rininë Kosovë 2018-2019”, i cili është realizuar nga Friedrich Ebert Stiftung dhe që u prezantuan në diskutimin e organizuar nga Kongresi Kombëtar i të Rinjve në rreth (mos)zbatimin e Ligjit të Punës.
Koordinatorja e programeve në Friedrich Ebert Stiftung, Mevlyde Hyseni, tha se vetëm 23 për qind e të rinjve në Kosovë janë të kënaqur me sistemin arsimor në Kosovë, por që pothuajse të gjithë duan ta kenë një diplomë fakulteti pasi që nga shkollimi profesional nuk shohin mundësi për punësim.
Sipas këtij studimi 43 për qind e të rinjve në Kosovë janë të papunë dhe prijnë në rajon për nga niveli i papunësisë.
Institucionet publike janë institucionet të cilave më së paku u besojnë të rinjtë e Kosovës dhe se vetëm duke pasur lidhje familjare dhe politike mund të gjejnë në vend pune në sektorin publik.
“Shumica e të rinjve preferojnë të punojnë në sektorin publik 70 për qind e tyre e duan një vend të punës në sektorin publik, në krahasim me vetëm 23 për qind të cilët mendojnë se mund të punojnë edhe në sektorin privat. Arsyet për këtë janë se në sektorin publik puna është më e sigurt, pagat janë të rregullta, pushimet i kemi të rregullta, në sektorin privat shpesh iu shkelen të drejtat, nuk kanë kontrata nuk paguhen kontributet pensionale. Të rinjtë mendojnë që vetëm me lidhje ti mundesh me ardhur tek vendi i punës nëse je anëtar i një partie, ke lidhje me njerëz në pushtet t’i mund të arrish tek një vend pune në sektorin publik i cili është shumë i preferuar”, tha ajo.
Sipas studimit për rininë e Kosovës, 50 për qind e tyre thonë se do ikin nga Kosova për të gjetur një vend pune dhe kushte më të mira për jetë dhe po ashtu shihet një rënie e kërkesës për punësim.
Kryeinspektori i Punës, Basri Ibrahimi, ka kërkuar një ngritje të vetëdijes shoqërore me qëllim që askush të mos pranojë punësim pa kontratë.
Po ashtu, Ibrahimi tha se si Inspektorat i Punës gjatë vitit 2018 kanë gjetur se 700 punëtorë nuk kanë qenë të pajisur me kontrata pune.
“Inspektorati i punës natyrisht që ka rol bazik për mbikëqyrjen dhe zbatimit të Ligjit dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve, por Inspektorati i Punës unë thash që në vitin 2018 ne kemi gjetur 700 punëtorë pa kontrata pune që unë kisha pritur që ata 700 njerëz me ardhur në Inspektorat të Punës, ne kemi pasur 1,700 ankesa vitin e kaluar dhe që është dyfishuar numri i ankesave në raport me vitin 2017 dhe është trefishuar në raport me vitin 2016”, tha Ibrahimi.
Kryetari i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka, tha se shumë prej kompanive private synim kanë profitin e jo edhe respektimin e të drejtave të punëtorëve.
Sipas tij vetëm 5 për qind e kompanive që veprojnë në Kosovë e respektojnë Ligjin e Punës, derisa ka theksuar se punëkërkuesit duhet të mos pranojnë të punojnë pa kontrata të punës.
“Tek ne fuqia aktive ka shënuar rënie për dallim prej asaj që Qeveria dhe ne po e promovojmë si krijimin i vendeve të punës, pra është e kundërta, anketa e fuqisë punëtore po ashtu tregon se janë diku 10 mijë vende të punës në vitin 2018 krahasuar me një viti paraprak me vitin 2017 me një arsye banale. Është momenti i fundit që nëse duam ta parandalojmë ikjet e popullsisë diku prej 35 mijë njerëzve brenda një viti është shumë për një vend të vogël siç jemi ne, nëse duam ta ndryshojmë atë tendencën e 55 për qind të të rinjve që dëshirojnë të largohen prej vendit natyrisht që të gjithëve u takon barra, nuk mundet vetëm shteti i vetëm”, tha Zeka.
Për publikimin “Studimi për Rininë Kosovë 2018-2019” janë anketuar të rinj të moshave 14-29 vjeç. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Kosova kalon me sukses Scorecard-in e MCC për vitin fiskal 2025
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Nga kreativiteti në karrierë - Telegrafi po kërkon "Content Writer" të talentuar
“Një erë fryn, këtu ndalet rryma”, bizneset e dëmtuara nga ndërprerjet e energjisë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Anisa i del në krah Gjestit teksa thumbon produksionin: Duhet ta falënderojë Leon që e largoi prej një vendi ku gjërat po shihen tashmë
Gjesti fut dy produksionet në “sherr”- BBVK paralajmëruan se do të shfaqej rrëfimi i Gjestit, por më pas pendohen dhe e fshijnë
"Mos prek me dorë", tensionohet situata mes Gjestit dhe Gertit në Big Brother VIP Albania
Vrasja e Ramazan Matajt, flet babai i autorit: Djali im të marrë dënimin e merituar
Ish-fituesi i Big Brother qe inicoi idenë e Gjestit në BBVA tregon paraskenat e transferimit: Ishte i mërzitur, e gjetëm në hotel të dëshpëruar
Çfarë do të thotë kërcënimi i Donald Trump për të marrë kontrollin e Grenlandës për BE-në dhe NATO-n?