Ministria e mbrojtjes e Maqedonisë ka përcjellur gjashtë oficerët e radhës në Afganistan, të cilët do të zëvenësojnë po aq oficerë të ARM-së që tashmë janë në Afganistan, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Këta pjesëtarë të ARM-së veprojnë në kuadër të kontigjentit gjerman në Komandën e trajnimit, këshillimit dhe asistencës ''Veriu'', në misionin ''Mbështetja vendimtare'' në Afganistan.


Përcjelljen e oficerëve e bëri ministri i mbrojtjes Zoran Jolevski./Telegrafi/