552 mijë euro për sigurinë e Elektranave të Maqedonisë

Agjencia për sigurime ''Security Group Service'' (SGS) në dy vitet e ardhshme do të merret me sigurinë e objekteve të Elektranat e Maqedonisë, me një vlerë prej 552 mijë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas revistës ''Fokus'', muajin e kaluar janë nënshkruar katër kontrata, ndërkaq janë publikuar sot në faqen e internetit të Byrosë për prokurime publike.
Përndryshe, SGS është kompani e cila ka nën mbikëqyrjen e saj të një numri objektesh të projektit ''Shkupi 2014'', si edhe institucione shtetërore./Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals










































