LAJMI I FUNDIT:

518 persona të prekur me COVID-19 në Shqipëri

518 persona të prekur me COVID-19 në Shqipëri

Shifra e personave të prekur me Coronavirus në Shqipëri i ka kaluar 500.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nga Parlamenti tha se deri tani janë konfirmuar 518 raste.

“Sot Shqipëria konfirmon 518 të prekur nga COVID-19, ose 10.7 për qind të rasteve të testuara pozitive në më shumë se 4,800 testime të kryera. Një raport ky i pranuar nga OBSH për testimi, gjurmimin dhe izolimin e rasteve të dyshuara. Personeli mjekësor është testuar pa ndërprerje si një grup risku, mbi 800 testime janë kryer. Fatmirësisht më pak se 9 për qind e personelit të testuar rezultojnë të prekur dhe më shumë se gjysma e tyre janë të shëruar. Do të vijojmë të mbrojmë mjekët duke garantuar testim dhe mbrojtje për ta”, tha Manastrilliu.


Duke bërë një përmbledhje të të sëmurëve, Manastirliu tha se deri tani në dy spitale janë 12 paciente që janë në terapi intensive.

“Në dy spitalet, COVID 1 dhe COVID 2 aktualisht vetëm 14 për qind e kapacitetit janë të zënë. Po përballemi ende me raste të rënda. 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar”, tha ajo. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Prokuroria autorizon policinë që të nisë hetimet ndaj Sami Kurteshit

Lajme

"Policë evropianë që vijnë të veshur si paramilitarë, si hajdutë, si bandita", Behrami kritikon përcjellësit e Thaçit

Lajme
Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Serbë nga Kosova shkojnë në Beograd “për të mbrojtur presidentin”

Lajme
Instituti PREVENT publikon raportin

Instituti PREVENT publikon raportin "Nga dezinformimi serb tek faktet – Kosova dhe përballja me ekstremizmin e dhunshëm"

Lajme
Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Një 23 vjeçare humb jetën në një aksident trafiku në fshatin Domorovc të Ranillugut

Kronika e Zezë
Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Qeveria e Kosovës mbajti mbledhje elektronike, këto janë vendimet

Lajme
Kalo në kategori