LAJMI I FUNDIT:

48 orë ndalim për tre serbët që u zunë me granata dore

48 orë ndalim për tre serbët që u zunë me granata dore

Policia ka raportuar se dje në pikën kufitare në Jarinje, në autobusin e udhëtarëve me targa të Serbisë, i cili vinte nga Serbia në Kosovë, në pjesën e bagazhit në një qese plastike janë gjetur dy granata dore dhe detonator iniciues.

Policia ndalon një autobus me targa të Serbisë, dyshohet për mjet shpërthyes  
Lexo po ashtu Policia ndalon një autobus me targa të Serbisë, dyshohet për mjet shpërthyes  

Me autobus udhëtonin 57 udhëtarë. Me urdhër të prokurorit, ndaj tre të dyshuarve, serbë (përgjegjës të automjetit të udhëtarëve) është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve, ndërsa automjeti transportues është konfiskuar.

Telegrafi kishte raportuar dje lidhur me këtë rast, me ç’rast lajmin e kishte konfirmuar edhe policia.


Kelani: Në autobusin me serbë në Jarinje dyshohet për mjet shpërthyes, tre të ndaluar
Lexo po ashtu Kelani: Në autobusin me serbë në Jarinje dyshohet për mjet shpërthyes, tre të ndaluar