LAJMI I FUNDIT:

460 shfrytëzues në Kërçovë marrin shtesa fëmijërore dhe prindërore

460 shfrytëzues në Kërçovë marrin shtesa fëmijërore dhe prindërore

Në qendrën për mbrojtje të fëmijëve në Kërçovë vazhdon pagesa e shtesave fëmijërore, shtesave të prindërve si edhe shtesat për fëmijët me nevoja të veçanta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kjo bëhet e ditur nga bashkërenduesi i kësaj qendre, Sadik Emro, i cili u bën thirrje shfrytëzuesve të këtyre mjeteve, që sa më shpejtë të përfundojnë me ripërtëritjen e dokumentacioneve të nevojshme që këtë ndihmë financiare ta sigurojnë edhe për vitin 2017.

Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumenteve është 12 janari. Përndryshe, rreth 460 shfrytëzues janë të regjistruar në këtë qendër dhe ky numër është në rritje. Gjithsej 8362 denarë jepen për ndihmën e këtillë./Telegrafi/