Nga fillimi i këtij muaji është ndalur qarkullimi i trenave për transport të udhëtarëve. Vendimi për këtë e ka marr vet ndërmarrja për menaxhimin e trenave Trainkos.
Sipas kompanisë ndërprerja ka ndodhur për shkak të mungesës së mjeteve për të operuar. Ndalja e operimit të trenave e ka zhytur në krizë edhe ndërmarrjen për menaxhimin e hekurudhave Infrakos.
Kryeshefi i ndërmarrjes Infrakos, Agron Thaçi, në një intervistë për Ekonomia Online, ka thënë se nga ndalja e qarkullimit të trenave për çdo muaj po humbin rreth 25 mijë euro. Ai ka thënë se kjo krizë e ka vënë Infrakos në një situatë aq të vështirë sa edhe pagat për 332 punëtorët nuk do të mund t’i paguajnë për muajin gusht.
“Çdo muaj nga kjo ndërprerje e transportit po humbim 23 deri në 25 mijë euro. Kjo për neve është mjaft sepse me 25 mijë euro ne i mbulojmë shumë shpenzime, ne sot jemi vënë në situatë që nuk mund ta paguajmë energjinë elektrike, shërbimet publike ujë dhe të tjerat dhe kemi shumë problem që t’i likuidojmë pagat këtë muaj për shkak se nuk kemi të hyra”.
Thaçi ka thënë se janë duke bërë përpjekje të mëdha për t’i likuiduar pagat por ende nuk janë të sigurt nëse do ta arrijnë këtë gjë.
“Ne po bëjmë përpjekje që të hyrat dhe obligimet që na i posedojnë të tjerët t’i tubojmë në mënyrë që të mund ti likuidojmë pagat, por nuk jemi të sigurt. Do të bisedojmë edhe me bordin me shoqatat e punëtorëve edhe me punëtorët që të shohim mundësinë ndoshta edhe për 50 për qind t`i shlyejmë këtë muaj pagat. Ne po bëjmë përpjekje maksimale, por nuk jemi të sigurt nëse do ti japim pagat për këtë muaj”, theksoi kryeshefi i Infrakos.
Sipas tij, borxhet e Trainkos ndaj Infrakos-it kapi shumë prej 700 mijë eurove. ”Ka një vit e më tepër operatori Trainkos nuk është në gjendje të paguaj obligimet që na i ka për shërbimet që i kemi ofruar. 700 mijë euro borxh ka Trainkos për neve si ndërmarrje. Ne kemi bërë kërkesë dhe kemi pas takime me ta ku kemi kërkuar të na i shlyejnë obligimet, por ata thonë që nuk kanë mundësi të paguajnë”, shpjegoi Thaçi.
I pyetur se a do ta lejonin Trainkos që t’i lëshoj në qarkullim trenat pa ia shlyer borxhet ai ka thënë se këtë do ta bënin vetëm për një kohë të shkurtë deri në gjetjen e një zgjidhje të shpejtë.
“Sigurisht që ne do t’i lejojmë për një kohë të shkurtër. Do të ulemi me Qeverinë që ta bëjmë një zgjidhje. Ne jemi të gatshëm për tu ulur dhe për të bërë një lloj programimi të borxhit, por që pa pjesën e të hyrave që merren nga Trainkos ne nuk mund të operojmë”.Aktualisht në qarkullim është vetëm linja Prishtinë-Shkup. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj
Rekord, mbi 52 milionë kilogramë mish importoi Kosova më 2024
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!
Llumnica: Mbi 600 punëtorë të KEK-ut pritet të pensionohen në tri vitet e ardhshme
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles