Derisa drejtësia nuk përparon në rastet si ai i Azem Sylës për prona, e ish-ministrit Ferid Agani për “Stenta”, shumë pak gjasë ka të liberalizohen vizat për kosovarët.
Gazeta Fjala mëson se janë plotë 33 raste të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar kusht i Bashkimit Evropian për liberalizim. Ndërkaq, demarkacioni me Malin e Zi, del të jetë vetëm një kriter teknik që po e zvarrit procesin deri në arritjen e progresit në rastet gjyqësore.
Në Ministrinë e Integrimeve Evropiane kanë konfirmuar për Gazetën Fjala se agjencitë për zbatim të ligjit, në pjesën e parë të këtij viti kanë themeluar një ekip të veçantë të udhëhequr nga një prokuror i Prokurorisë speciale në mënyrë që të bashkërendojnë aktivitetet në hetimin e rasteve të korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.
Flamur Salihu, zyrtar për informim në MIE tregon se ky ekip përbëhet nga përfaqësues nga policia, prokuroria, dogana, ATK, Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar dhe përgjatë hetimeve vlerëson nëse një rast mund të konsiderohet si korrupsion i nivelit të lartë dhe krim i organizuar.
“Fillimisht numri i rasteve të shënjuara ka qenë shumë më i vogël ndërsa tani janë gjithsejtë 33 raste”, ka thënë Salihu.
Deri më tani, ai tregon se nga 33 rastet e shënjuara, prokuroritë kanë ngritur gjithsejtë 21 aktakuza. Për më tepër, nga këto 21 raste në proces gjyqësor, 3 raste kanë marr aktgjykim dënues të formës së prerë nga Gjykata e Apelit.
“Në 18 rastet e tjera është duke u zhvilluar procedura gjyqësore”.
Salihu thotë se Ministria e Integrimit Evropian monitoron dhe raporton mbi zbatimin e këtij kriteri, dhe përmbushja e tij nënkupton një proces në vazhdimësi.
“Për më tepër, meqë ky kriter është përgjegjësi e Policisë, Prokurorisë dhe Gjykatave dhe duke pasur parasysh pavarësinë e tyre, ju lusim që për detaje të tjera të kontaktoni drejtpërdrejtë më këto institucione”, thotë ai.
Mirëpo, në Prokurorinë e Shtetit nuk kanë dhënë detaje për rastet konkrete.
Gazeta Fjala, është në pritje të raportit lidhur me progresin e arritur në përmbushjen e këtij kriteri.
Kosova një burg i madh për qytetarët
Ndërkaq, lidhur me rastin e ish komandantit të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Azem Syla,i përfolur si kusht për liberalizim të vizave, avokati i tij, Tomë Gashi thotë se nuk është në dijeni për diçka të tillë dhe nuk beson se mund të jetë klienti i tij pengesë e procesit.
“…. Nuk mund të them se mund të jetë rasti i klientit tim Azem Syla, i cili ka qenë udhëheqës I UÇK-së, për një periudhë, pjesëmarrës i delegacionit në Rambuje dhe deputet i Kuvendit të Kosovës. Sigurisht mund të them se rasti i Azem Sylës nuk pengon askënd në Kosovë për asgjë”, thotë Gashi, i cili beson se shumë shpejt Syla do të lirohet.
Qytetarët e Kosovës sipas tij, nuk mund të lëvizin lirë në vendet e Bashkimit Evropian për shkak të mungesës së vullnetit politik dhe jo mungesa e kapaciteteve për të gjykuar rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar.
Në këtë mënyrë Kosova ka mbetur si një burg i madh për banorët e vet.
“Sa un e di askujt prej politikanëve tanë të nivelit të lartë nga 12 qershori 99, nuk i ka konvenuar heqja e vizave për qytetarët e Kosovës, për shkak se populli në momentin që do të udhëtonte jashtë kufirit, apo burgut të madh të quajtur Kosovë do të shihte se bota ka shkuar përpara dhe do të kërkonte përgjegjësi nga udhëheqësit e Kosovës”, thotë Gashi.
BE pret progres konkret për luftim të korrupsionit dhe krimit të organizuar
Rreth një muaj më parë kryeprokurori i shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka konfirmuar Radios Evropës së Lirë se janë mbi 33 raste të korrupsionit dhe krimit të organizuar të nivelit të lartë, përfshirë edhe nivelet ministrore që po shqyrtohen nga Prokuroria e shtetit. Lumezi tha se gjysma nga 33 rastet janë ngritur akuzat, në mesin e të cilëve edhe zyrtarë të lartë shtetërorë.
Edhe Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Ulrike Lunaçek, pati thënë se Qeveria e Kosovës, që duhet të ofrojë dëshmi konkrete për dënimin e rasteve të nivelit të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar.
Sipas Lunaçek, Kosova duhet të përfundojë me dënimet e rasteve të nivelit të lartë për korrupsion dhe krim të organizuar. /Gazeta Fjala/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
PTHP ngrit procedurë hetimore ndaj 21 vjeçarit nga Shkupi, nën akuzën për ngacmim seksual
LAMM: Komunikacioni zhvillohet pa probleme por në rrugë me lagështirë
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite