LAJMI I FUNDIT:

33 herë më i madh se Nju Jorku: Arabia Saudite shpalos planet për ‘qytetin lundrues’ në ujë – me një ‘qytet të zgjuar’ në qendër të tij

33 herë më i madh se Nju Jorku: Arabia Saudite shpalos planet për ‘qytetin lundrues’ në ujë – me një ‘qytet të zgjuar’ në qendër të tij

Arabia Saudite ka njoftuar planet për të ndërtuar një qytet “tetëkëndësh” që do të notojë në Detin e Kuq.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërtimi i propozuar, i quajtur Oxagon, pritet të jetë i vendosur në skajin e rajonit më të ri të vendit në veriperëndim – Neom.

Neom, projekti kryesor i princit të kurorës Mohammed bin Salman, është një qytet-shtet i planifikuar që do të mbulojë 10,000 milje katrore të provincës Tabuk të Arabisë Saudite, pranë kufijve të saj me Jordaninë dhe Egjiptin.


Neom është një kombinim i fjalës greke neos, ose ‘i ri’, dhe mustaqbal, arabisht për ‘e ardhme’.

Ai supozohet të jetë pjesë e një plani ambicioz për të larguar Arabinë Saudite nga varësia nga nafta dhe për ta transformuar vendin në një qendër teknologjike si Silicon Valley, duke përfshirë gjithashtu qytete, qendra kërkimore, zona arsimore dhe atraksione turistike, përcjell Telegrafi.

Por ndërtuesit nuk kanë zbuluar ende se sa do të kushtojë projekti ose si do të lundrojë Oxagon.

Planet për Neom tregojnë se do të jetë 33 herë më i madh se qyteti i Nju Jorkut dhe do të ketë një qytet ‘të zgjuar’ në qendër të tij, i quajtur gjithashtu Neom.

Neom postoi një video në Twitter të martën e kaluar duke pretenduar se Oxagon do të jetë ‘shtëpia e portit të parë plotësisht të automatizuar në botë dhe qendrës së integruar të logjistikës’.

Projekti financohet nga fondi sovran i pasurisë së vendit, Fondi i Investimeve Publike, kryetar i të cilit është Princi i Kurorës.

“Neom është një përshpejtues i përparimit njerëzor dhe një vizion se si mund të duket një e ardhme e re”, sipas një njoftimi nga janari.

Planet përfshijnë taksi fluturuese, një park argëtimi të stilit Jurassic Park me dinosaurët robotikë dhe dendësinë më të madhe të restoranteve me yje Michelin në botë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Më shumë se 300 të vrarë, përfshirë shumë fëmijë - pas sulmeve ajrore të gjera izraelite në Gaza

Më shumë se 300 të vrarë, përfshirë shumë fëmijë - pas sulmeve ajrore të gjera izraelite në Gaza

Botë
Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Kërkesa e politikanit francez për kthimin e Statujës së Lirisë nervozon mbështetësit e Trumpit: Eja, merre

Amerika
Akulli i Arktikut po shkrihet më shpejt se sa pritej - dhe shkencëtarët mund të kenë gjetur fajtorin

Akulli i Arktikut po shkrihet më shpejt se sa pritej - dhe shkencëtarët mund të kenë gjetur fajtorin

Botë
“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

“Na ktheni Statujën e Lirisë”, i tha SHBA-së eurodeputeti francez, vjen reagimi i Shtëpisë së Bardhë

Amerika
Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Si teknologjia e mbrojtjes e Ukrainës po formëson të ardhmen e luftës

Botë
Trump thotë se

Trump thotë se "për shumë elemente" është rënë dakord përpara telefonatës me Putinin

Botë
Kalo në kategori