LAJMI I FUNDIT:

Me 300 kilometra në orë, Urus është makina më e shpejtë SUV (Foto)

Me 300 kilometra në orë, Urus është makina më e shpejtë SUV (Foto)

Po afron lansimi i modelit më të ri nga Lamborghini dhe për çdo ditë e më shumë po zbulohet se çfarë do të përmbajë Urus SUV.

Shkaku i një lëshimi, është parë si duket makina pa shtresën për kamuflazh, ndërsa vet kompania italiane ka bërë të ditur se me sa lehtësi lëviz edhe në akull dhe rërë, transmeton Telegrafi.

Së fundmi, është përhapur një lajm se kjo veturë shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3.7-sekonda, ndërsa mund të lëvizë me shpejtësi maksimale prej 300 kilometrave në orë.


Deri më tani, Lamborghini Huracan dhe Bentley Bentayga kanë qenë makinat më të shpejta SUV. /Telegrafi/