Pala mbrojtëse e të akuzuarve në rastin “Erasmus”, në seancën e sotme i prezantoi dëshmitë e tyre. Ndërkohë, për datën 10 janar është caktuar që të akuzuarit në këtë lëndë gjyqësore të japin fjalët përfundimtare. Ndërkohë, seanca për shpalljen e aktgjykimit është paraparë të zhvillohet më 3 shkurt, ku vendimin e Gjykatës Penale të Shkupit, do ta dëgjojnë profesorët dhe demonstratorët e Fakultetit Ekonomik në Shkup, të cilët ngarkohen për marrje parash nga studentët për dhënien e provimeve.
Profesori Bobek Shuklev, edhe pse paraprakisht ishte i propozuar si dëshmitar, sot mbrojtja e tij e tërhoqi propozimin. Përderisa rrëfimin e tyre e dhanë dy të akuzuarit tjerë, demonstratori Dragan Denkovski dhe profesori Stojan Debarliev.
Demonstratori Denovski, para Trupit gjykues mohoi se ka pasur çfarëdo ndikimi mbi profesorët për kalimin e ndonjë provimi dhe se angazhimi i tij ka qenë të kujdeset për studentët që gjatë provimit mos të kopjojnë.
Ai, theksoi se në bufe ka qëndruar shpesh dhe se ka pasur urgjenca nga ish i punësuarit në bufenë e Fakultetit Ekonomik, Dejan Trajkoviq.
Ndërkaq, profesori Debarliev, tha se me studenten ka pasur raport korrekt dhe se shpesh herë ajo ka ardhur në konsultime te ai. Por, sipas tij, gjithçka ka qenë në korniza të kompetencave të tij.
Ndryshe, dëshmitari Dejan Trajkoviq, në seancën e kaluar për rastin “Erasmus”, potencoi se profesori Bobek Shuklev, ka kërkuar të ketë marrëdhënie seksuale apo t’i jepen një mijë euro për t’ia dhënë notën studentes së Fakultetit Ekonomik.
Prokuroria të akuzuarin e ngarkon mbi baza të dëshmive të cilët e vërtetojnë dyshimin e bazuar se në më shumë raste gjatë viteve 2015 dhe 2016, duke e shfrytëzuar pozitën e tyre kanë kryer më shumë vepra penale.
Profesorët e akuzuar Bobek Shuklev dhe Sllave Risteski ngarkohen për mitmarrje dhe pranim të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm, gjegjësisht të akuzuarit Debarliev dhe Denkovski, akuzohen për keqpërdorim të pozitës dhe autorizimeve zyrtare.
Ndryshe, Gjykata Penale e Shkupit, të akuzuarve u shqiptoi ndalesë për ligjërata dhe aktivitete tjera të lidhur me veprën penale për të cilën ngarkohen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
Zgjedhjet e 11 majit, Balla-opozitës: Të shtyjmë me 10 ditë regjistrimin e kandidatëve
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë
Fushata zgjedhore në 10 ditët e fundit, analistët: Partitë po evitojnë përplasjet, duan të ruajnë bazën e votuesve
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?