Ertila Koka po debuton në skenën e muzikës shqiptare me një këngë mjaft atraktive, ashtu siç duket të jetë vet nga dukja e jashtme.

Për 2Ton ky është projekti i dytë pas këngës “Spo Ma Nin” me Dafina Dautin. Por, ai vazhdon të mbajë ritmin e punës duke zbuluar projekte tjera në vazhdimësi.


“Ky është vetëm fillimi i kësaj stuhie. Kam pasur nevojë për diçka më ndryshe, prandaj realizova këto dy duete mjaft interesante”.

“Por, siç e thashë, ky është vetëm fillimi. Pas dy javësh del bashkëpunimi tjetër me klip me Stinen dhe më pas edhe kënga me Skivin e Babastars”, ka potencuar 2Ton për Telegrafin.

Videoklipi është punuar nga Max Production. /Telegrafi/