Një nga bashkëpunimet më të komentuar dhe të pritur të skenës muzikore shqiptare më në fund ka ardhur – dhe pritjet nuk kanë qenë të kota!

Kënga më e re nga dyshja e njohur 2Ton dhe Tuna është publikuar zyrtarisht, pas një pritjeje të zjarrtë që nisi nga një sekuencë virale në TikTok.


Melodia e këngës është krijuar nga vetë Tuna, Fifi dhe 2Ton, ndërsa teksti mban firmën e Fifit, 2Ton dhe Ghulo. Prodhimi muzikor është realizuar nga SBS Entertainment, nën përkujdesjen e Çelik Lipës, duke e sjellë projektin në një nivel të lartë profesional.

Videoklipi, i punuar nga Fullmoon Production, vjen me një estetikë tërheqëse dhe imazhe të kuruara në detaje.

Pamja glamuroze e Tunës në videoklip është rezultat i një ekipi të talentuar: makeup nga Eriel Studio, flokët nga Poku, dhe veshja elegante nga stilisti i mirënjohur Valdrin Sahiti.

Ky projekt muzikor, që tashmë po dëgjohet gjerësisht, ka të gjitha elementet për të qenë një nga hitet më të mëdha të kësaj vere – një kombinim perfekt i talentit, stilit dhe energjisë që sjellin Tuna dhe 2Ton. Fansat janë entuziastë dhe reagimet nuk kanë munguar që nga momenti i publikimit. /Telegrafi/