Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka lëshuar një letër në kujtim të 28 vjetorit të ndeshjes që shënoi mëvetësimin e futbollit të Kosovës.
Sot (e premte) janë bërë plot 28 vjet nga ndeshja që mëvetësoi futbollin e Kosovës nga ai jugosllav.
Ishte ndeshja ndërmjet Flamurtarit dhe Prishtinës, e zhvilluar në stadiumin e kuqezinjve ajo që vuri themelet e forta të pavarësimit të futbollit të Kosovës.
Agim Ademi në letrën e tij ka përkujtuar të gjitha ngjarjet, organizimet dhe sukseset nga shtatori i vitit 1991 deri më tani.
Letra e kryetarit të FFK-së:
13 shtatori i vitit 1991 pa dyshim është një nga datat më të rëndësishme për futbollin e Kosovës. Në kushte tejet të vështira dhe nën okupimin e egër nga Serbia, drejtuesit e klubeve, futbollistët dhe punëtorët sportivë nën organizimin e FFK-së vendosën që në këtë datë ta nisin Kampionatin e parë të Republikës së Kosovës, që ndryshe njihej në atë kohë si mëvetësimi i futbollit të Kosovës nga ai jugosllav.
Ishte pikërisht ndeshja ndërmjet Flamurtari dhe Prishtinës, e cila u zhvillua në stadiumin e Flamurtarit, ajo që vuri themelet e forta të pavarësimit të futbollit të Kosovës, i cili ndonëse përshkoi rrugë të gjatë e me shumë sakrifica, duke u zhvilluar larg stadiumeve të mirëfillta, nëpër ara e fusha të huazuara nga njerëz të vullnetit të mirë, në fund ia arriti qëllimit.
Në fakt, masave të dhunshme serbe në klube, si në çdo sferë tjetër të jetës, të parët i thanë ‘Jo’ futbollistët dhe stafi i KF “Prishtina”, si klubi më i madh dhe më i suksesshëm në atë kohë, derisa pas tyre edhe klubet e tjera vendosen një nga një t’i bashkohen Federatës së Futbollit të Republikës së Kosovës.
Në krye të këtij institucioni u vendos Agim Bytyqi, i cili së bashku me shumë aktivistë tjerë të futbollit arritën që edhe në ato rrethana të vështira të organizohen me të gjitha strukturat përcjellëse për garë të mirëfilltë futbolli, ndonëse në kushte të improvizuara, duke qenë njëra prej shtyllave kryesore të sistemit të Republikës së Kosovës që iu kundërvu suksesshëm sistemit pushtues serb.
Këtu e 28 vjet më parë nisi rruga e gjatë e sakrificës, por edhe e krenarisë së futbollit të Kosovës, falë kontributit të çmuar të futbollistëve, aktivistëve të futbollit, trajnerëve, gjyqtarëve, tifozëve dhe sidomos njerëzve bamirës, të cilët dhanë edhe metalikun e fundit për të mbajtur gjallë futbollin e Kosovës.
Rrugëtimi i futbollit kosovar vazhdoi në kushte të tilla të vështira nga viti 1994 nën drejtimin e Rexhep Abdullahut, i cili ishte në krye të këtij institucioni deri pas çlirimit, kur timonin e FFK-së e mori Sabri Hashani. Edhe pas çlirimit rrethanat ishin të vështira, ndonëse tashmë futbolli luhej në stadiume dhe entuziazmi e objektivi për anëtarësim në UEFA e FIFA nuk shuhej.
Pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe njohjeve të njëpasnjëshme nga shtetet më të rëndësishme, filloi lobimi i fuqishëm i FFK-së në krye me presidentin Fadil Vokrri për thyerjen e izolimit prej dy dekadash dhe anëtarësimin në dy institucionet e futbollit.
As ky rrugëtim nuk ishte i lehtë. U deshtë kohë e gjatë dhe e mundimshme për t’i bindur UEFA-n e FIFA-n se Kosova e meriton të jetë pjesë e familjes së futbollit evropian e botëror. Kur gjithçka u vendosë në binarët e duhur filluam të ndërtojmë atë që e kishim ëndërr – një Kombëtare të fortë dhe me objektiva të qarta.
Tani nën udhëheqjen time po i shijojmë momentet më të mira për futbollin e Kosovës, për çka jam krenar dhe njëherësh mirënjohës ndaj të gjitha gjeneratave që kontribuuan për gati tri dekada që ne sot të jemi në nivel me shtetet më të forta evropiane.
Vazhdojmë tutje me krenari e përgjegjësi drejt realizimit të objektivave!
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSuspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Man United ‘kontakton’ yllin e Real Madridit – duan ta bëjnë atë transferimin e parë të Amorimit
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah
Ish-legjenda e Barcelonës i bashkohet Messit tek Inter Miami – kësaj radhe si trajner i tij
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë rrugët në janar me mesfushorin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje