Me rastin e 110 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturor të Shqiptarëve në Maqedoni dhe Shoqata për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga trojet e veta, organizojnë promovimin e librit "Nga Gonxhe Bojaxhiu deri te Nënë Tereza" - një sagë për jetën e shqiptarëve katolik të Shkupit.

Ky aktivitet do të mbahet më 26 qershor, ora 14:00 pranë shtatores Nëna Terezë në Prishtinë.


Aktiviteti do të organizohet sipas udhëzimeve të Qeverisë për organizimin e manifestimeve me qëllim të parandalimit dhe përhapjes të COVID-19. /Telegrafi/

118288647 391080515190637 917568279151558372 n