LAJMI I FUNDIT:

25 vjet liri, krerët shtetërorë dhe figura ndërkombëtare përkujtojnë sakrificat dhe përparimin e Kosovës

25 vjet liri, krerët shtetërorë dhe figura ndërkombëtare përkujtojnë sakrificat dhe përparimin e Kosovës

Me pritje shtetërore është festuar 25-vjetori i çlirimit të Kosovës, në të cilën morën pjesë figura të rëndësishme vendase dhe personalitete ndërkombëtare. Me ç’rast, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka falënderuar secilin që ka kontribuar që qytetarët e vendit të gëzojnë lirinë sot, duke shtuar se Kosova tashmë ecën e fortë e demokratike dhe si një shembull i një populli stoik që asnjëherë nuk do të heq dorë nga liri.

Vjosa Osmani, mirënjohje shprehu edhe për miqtë e aleatë që kanë përkrahur dhe përkrahin lirinë e pavarësinë e Kosovës.

“Sot kemi dëgjuar gjithë bashkë shumë fjalime, kështu tani jam para jush të them thjesht gëzuar për 25 vite liri, për 25 vite që me mund të marrim frymë, gëzuar për aleancat dhe miqësitë tona, dhe mbi të gjitha gëzuar për këta fëmijë të mrekullueshëm që i shohim çdo ditë e që na përkujtojnë që liria edhe pse me çmim shumë të lartë, e gjithë ajo sakrificë ja ka vlejtur të shohim gëzimin dhe lumturinë në fytyrat e fëmijëve të sotëm”.

“Faleminderit gjithsecilit që ka kontribuar që ne të gëzojmë ditën e sotme, nga secili qytetar, familje, sepse nuk ka shtëpi në Kosovë që nuk ka dhënë kontribut për lirinë në një mënyrë apo tjetrën, e deri tek secili mik i yni nga ata që kontribuuan nga 99-ta e deri sot, që nuk na lënë vetëm, përderisa Kosova ecën e fortë e demokratike dhe si një shembull i një popullit stoik që asnjëherë nuk do të heq dorë nga liria dhe do të ju dalë ndihmë edhe të tjerëve që kanë nevojë”, tha Osmani.

Ndërsa, kryeministri, Albin Kurti derisa ka kujtuar çlirimin e vendit para 25 viteve më parë, ka zgjedhur të falënderoj katër figura nga të cilët janë emëruar sheshe e rrugë, e ngritur shtatore në qytetet e Kosovës.

“Një çerekshekulli më parë, operacionet e tokës së djegur dhe operacioni gjenocidial patkoi Serbisë, sollën humbje, vdekje e shkatërrim pa masë në tërë Kosovën. Por, kur ushtarët e parë të NATO-s kur hynë në Kosovë, fytyrat e mbuluara nga pikëllimi dhe sytë që kishin parë ditët më të errëta në jetën e tyre, filluan të shkëlqenin me lot gëzimi. Populli i Kosovës i priti ushtarët e NATO-s me krahë dhe zemra të hapura si çlirimtar njësoj sikurse luftëtarët e UÇK-së. Kudo ushtarëve u ofruan lule, gjerësia valëviteshin flamujt e ShBA-së, Mbretërisë së Bashkuar, Gjermanisë dhe shteteve tjera krahas flamurit kombëtar shqiptar”, tha ai.

“Liria erdhi falë sakrificës së popullit, rezistencës së UÇK-së dhe ndërhyrjes së aleancës më të madhe ushtarake në historinë e njerëzimit, NATO-s. Prandaj sot themelet e shtetit tonë janë të forta, sepse u ndërtuan mbi gjakun e dëshmorëve, nga qëndresa e popullit dhe mbështetjen e aleatëve. Në këtë ditë, lista e falënderimeve është e gjatë por dua të veçoj katër figura që kemi emëruar sheshe e rrugë, dhe u kemi ngritur shtatore në qytetet e Kosovës, Presidentin, Bill Clinton, kryeministrin Tony Blair, sekretarja Madeleine Albrigt, dhe gjeneralin Wesley Clark, për të cilët historia e Kosovës do të ruaj faqet më të ndritura për kontributin e rolin e tyre në lirinë tonë”, tha Kurti.

Ndërsa ka shtuar se një çerek shekull pas largimit të forcave okupatore të Serbisë, Kosova është kampione në Ballkanin Perëndimor për progres në demokraci e sundim të ligjit. Ai ka shtuar se, ekonomia e Kosovës sivjet do të jetë pesë herë e gjysmë më e madhe se e vitit 2000.

“Një çerekshekulli pas largimit të forcave okupatore të Serbisë, Kosova është kampione në Ballkanin Perëndimor për progres në demokraci, dhe sundim të ligjit, respekton të drejtave të njeriut dhe luftim të korrupsionit. Ekonomia e Kosovës sivjet do të jetë pesë herë i gjysmë më i madh se viti 2000”, shtoi Kurti.

Në anën tjetër, ish-presidentja e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey ka kujtuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ndërsa, ka theksuar se 25 vite pas çlirimit, Kosova ka nevojë për njohje më shumë nga shtetet tjera për të hyrë dhe për tu anëtarësuar në shumë organizata.

“300 mijë shqiptarë jetojnë në Zvicër dhe një kishë po festohej shpallja e pavarësisë… Zvicra ka folur shumë për pavarësinë e këtij vendi, sidomos në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, dhe ka kërkuar zgjidhje të shpejtë të statusit të Kosovës, dhe është pa që zgjidhja më e mirë për mos të lënë një vrimë në zezë mu në territorin e Evropës dhe kështu pavarësia e Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë për të siguruar paqe e stabilitet për këtë regjion…”

“Por ka ende për të bërë e për të punuar, demokracia e sundimi ligjit na kërkon një zotim të vazhdueshëm. Për 25 vite konteksti gjeopolitik nuk është me i njëjti, lufta në Ukrainë ka ndryshuar situatën, jemi një shtet i rinj dhe marrëdhëniet me Serbinë nuk janë gjithmonë të lehta. Në këtë kontekst Kosova ka nevojë për njohje më shumë nga shtetet tjera për të hyrë dhe për tu anëtarësuar në shumë organizata. Stagnimi më i madh janë tensionet në veri, Serbia ka intervenuar në veri të Kosovës dhe kjo sfidë kërkon determinimin dhe investimin e gjithë neve, komunitetit ndërkombëtar, por edhe gjithë autoriteteve dhe qytetarëve që jetojnë në këtë vend”, tha ajo.

Në 25 vjetorin e Çlirimit të Kosovës, kanë parakaluar 16 kuadrate të FSK-së, shtatë të Policisë së Kosovës, ku gjithsejtë kanë qenë mbi 1500 pjesëtarë. /kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Aliu jep lajmin e mirë për diasporën, nga 24 qershori hapen linja të reja të fluturimeve nga Prishtina në Zvicër

Aliu jep lajmin e mirë për diasporën, nga 24 qershori hapen linja të reja të fluturimeve nga Prishtina në Zvicër

Lajme
Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Vdekja e katër burrave në lokacione të ndryshme në Prishtinë, Prokuroria: Në koordinim me Policinë po ndërmarrim veprime për ndriçimin e rrethanave

Besnike Salihu
Ish-kryeministri kanadez ia dhuron ambasadorit Kryeziu topin e basketbollit, me të cilin luajti me refugjatët kosovarë në vitin 1999

Ish-kryeministri kanadez ia dhuron ambasadorit Kryeziu topin e basketbollit, me të cilin luajti me refugjatët kosovarë në vitin 1999

Lajme
Ndërprerja e energjisë në Shqipëri, Balluku: Jemi në një situatë kritike, e njëjta gjë ndodhi në Kroaci dhe Mal të Zi

Ndërprerja e energjisë në Shqipëri, Balluku: Jemi në një situatë kritike, e njëjta gjë ndodhi në Kroaci dhe Mal të Zi

Lajme
Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Vdekja e katër burrave në Prishtinë, Policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Fajon: Tani ose kurrë, anëtarësimi i shteteve të Ballkanit në BE

Lajme
Kalo në kategori