LAJMI I FUNDIT:

24 vjet nga Euro

24 vjet nga Euro

Që nga 1 janari i vitit 1999, Evropa ka monedhën e saj, euron. Në këtë datë euro zëvendësoi monedhat kombëtare të 11 vendeve: Austrisë, Belgjikës, Finlandës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Irlandës, Italisë, Luksemburgut, Portugalisë dhe Spanjës, me përjashtim të Britanisë, Danimarkës, Greqisë dhe Suedisë.

Në 1 janar 2001 ajo zëvendësoi edhe monedhën e Greqisë. Ndërsa prej sot (1 janari 2023), Kroacia do të bëhet shteti i 20-të anëtar i Bashkimit Evropian që i bashkohet Eurozonës dhe pas më shumë se një dekade, anëtarja e 27-të e zonës Shengen.

Kalimi në një monedhe të vetme i eurozonës e cila numëron rreth 300 milionë qytetarë evropianë paraqiti përfitime të mëdha si për konsumatorët, ashtu dhe për biznesin.


Gjithashtu lehtësoi këmbimet e mallrave dhe të shërbimeve midis vendeve pjesëmarrëse, duke forcuar kështu tregun e përbashkët të Bashkimit Evropian.

Për eksportet dhe importet e kompanive, rreziku i kurseve luhatëse të këmbimit është i kufizuar në tregtinë me vendet jashtë eurozonës.