Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (31.08.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit.
Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 231 gjoba nga të cilat 64 për vozitje mbi shpejtësinë e lejuar, 16 për vozitje pa patentë shofer, 12 sanksione për kundërvajtje nga drejtuesit e motoçikletave. Janë shqiptuar 16 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 11 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit, gjashtë sanksione për kalim në sinjal të mbyllur – semafor të kuq.
“Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.