LAJMI I FUNDIT:

22 vite nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit

22 vite nga protestat studentore, revolucioni i ndryshimit

Sot bëhen 22 vite nga protestat e Lëvizjes Studentore të vitit 1997.

Më 1 tetor të këtij viti, ishte Lëvizja Studentore e atëhershme që organizoi protestat, të cilat u organizuan për të kundërshtuar pushtimin e Kosovës nga Serbia dhe kthimin e studentëve në objektet universitare, nga ku studentët ishin dëbuar nga regjimi i Slobodan Millosheviqit në fillim të viteve të 90-ta.

Përpos masave të dhunshëm që regjimi kishte vendosur vite më parë në universitet, dëboi studentë e profesorë nga universiteti dhe imponoi plan-programin serb për mësim.


Këto protesta konsiderohen si një ndër aktet më të rëndësishme të asaj kohe. Për të shpërndarë protestën paqësore, policia serbe përdori dhunë ndaj studentëve dhe profesorëve.

E pikërisht në këtë përvjetor, organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) dhe Admovere do të mblidhet te ish ndërtesa e rektoratit të Universitetit të Prishtinës në Velani në rrugën “1 Tetori”, për ta vazhduar marshin e ndërprerë në vitin 1997 nga forcat e regjimit të Millosheviqit.

Mbledhja fillon para shtëpisë së familjes Shoshi në rrugën e quajtur “1 Tetori” dhe do të përfundojë te kampusi i sotëm i Universitetit të Prishtinës, kësaj radhe të ndihmuar dhe të përcjellë nga Policia e Kosovës.

Ky marsh organizohet për t’i nderuar të gjitha familjet që mundësuan arsimin në shtëpitë e tyre private gjatë atyre viteve kur ai ishte ndaluar për shqiptarët nga regjimi i Millosheviqit.

Po ashtu për ta përkujtuar rezistencën e shoqërisë sonë që u përpoq shumë për të drejtën themelore të qasjes në arsim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Ish komandanti i UÇK-së, Ismet Tara, reagon pas deklarimit në Hagë

Lajme
Analistët komentojnë

Analistët komentojnë "ofertën" e Limajt për Kurtin: Vetfaktorizim apo hapje e lojës politike?

Politikë
Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Ramadani: Shpresim Uka ka dhënë deklarata të pavërteta, kam incizuar një bisedë katërorëshe me të në Merdar

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Ekspertët e sigurisë: Ka foto e prova ndaj dy të akuzuarve për spiunazh, që janë të mjaftueshme për gjykatën

Siguri
Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Publikohet video e rrallë e komandantit legjendar, Adem Jashari

Lajme
Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Lushtaku: Nëse Limaj do që të marrë fund politikisht, mund të shkojë në koalicion me Kurtin

Politikë
Kalo në kategori