LAJMI I FUNDIT:

21 vite nga rënia e dëshmorëve Talla, Maliqi dhe Durmishi

21 vite nga rënia e dëshmorëve Talla, Maliqi dhe Durmishi

​Para 21 vitesh në Prishtinë kanë rënë heroikisht dëshmorët e kombit Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi.

Hyzri Talla, Afrim Maliqi dhe Ilir Durmishi, më 2 dhjetor 1998 ranë në një pritë të forcave serbe në Prishtinë.

Kjo ishte një vrasje makabre e dëshmorëve Hyzri Talla, oficer i lartë i UÇK-së, Afrim Maliqit, dhe Ilir Durmishit.


Ata u vranë nga shërbimi sekret serb në afërsi të Qendrës së studentëve në Prishtinë derisa ndodheshin në një mision ushtarak.

Dëshmorët e kombit qenë në mesin e shumë djemve dhe vajzave shqiptare që ua mësynë shtigjeve të lirisë dhe është vështirë të shkruhet dhe të nxirren në sipërfaqe heroizmat e luftëtarëve të lirisë.

Hyzri Talla, Ilir Durmishi dhe Afrim Maliqi, tani dëshmorë të kombit, janë ndër ata që ua mësynë të ecnin këtyre shtigjeve.

Tre dëshmorët janë dekoruar nga Presidenca e Kosovës./KosovaPress/