LAJMI I FUNDIT:

2019-ta nis me 5 të lënduar nga mjetet piroteknike

2019-ta nis me 5 të lënduar nga mjetet piroteknike
Foto: Arkiv

Në 8 orëshin e parë të këtij viti, Klinika Emergjente në Prishtinë ka trajtuar gjithsej 65 raste.

Mjeku kujdestar në Emergjencë, Skender Fetahu ka bërë të ditur për KosovaPress se prej tyre, 5 ishin aksidente trafiku dhe 5 të tjera lëndime nga mjetet piroteknike.

“Prej orës 00:00, në Qendrën Emergjente janë trajtuar gjithsej 65 raste, ku prej tyre kanë qenë 5 aksidente trafiku dhe 5 persona kanë pasur lëndime nga mjetet piroteknike”, tha ai.


Ai tregon se këtë vit nuk ka pasur të lënduar rëndë.

“Për fat të mirë kësaj radhe nuk kemi pasur raste mjaft të rënda, do të thotë zakonisht lëndimet kanë qenë nëpër fytyrë dhe duarve. Do të thotë raste të rënda me armë zjarri nuk kemi pasur”, ka thënë ai.

Krahasuar me vitet e kaluara, Fetahu thotë se numri i të lënduarve në natën e ndërrimit të moteve ka shënuar rënie.

“Në krahasim me vitin 2016 kur kam qenë edhe vet kujdestar, kemi një rënie drastike të numrit të rasteve në këtë vit”, është shprehur ai.

Rrjedhimisht, këto shifra flasin për një vetëdijesim të popullatës në përdorimin e mjeteve piroteknike.

Në trend Lajme

Më shumë
KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

KQZ publikon rezultatet e para të votave të diasporës të ardhura me postë

Politikë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Shpresim Uka refuzon përballjen me Faton Ramadanin në debat, rasti “Kiqina” rikthehet në vëmendje

Lajme
Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Avokati Rrecaj: Kërkesa e Kurtit për intervistim në zyre, juridikisht e paqëndrueshme

Drejtësi
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Kosova kërkon statusin e mysafirit special në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori