Rough Guide’ ka lansuar një listë të re me shtetet më të bukura në botë, listë e cila është zgjedhur nga lexuesit.

Kompania e udhëtimit – e njohur për udhërrëfyesit e saj, librat dhe bloget – ka treguar se cilat janë 20 destinacionet më të mira në botë për t’i vizituar, transmeton Telegrafi.


Këtë listë kompania e ka përpiluar duke u kërkuar lexuesve të vet t’i japin mendimet e tyre përmes rrjeteve sociale, dhe pastaj kompania i ka marrë përgjigjet e tyre në mënyrë që ta krijojë këtë listë me top 20 shtetet më të bukura.

Lista përfshin çdo gjë, duke filluar nga peizazhet mahnitëse tropikale si Indonezia dhe Vietnami, e deri te vendet më të ftohta si Norvegjia dhe Finlanda.

Në mënyrë befasuese, vendi i parë del të jetë Skocia!

Anglia, Irlanda dhe Wales kanë arritur të futen në këtë listë falë peizazheve të tyre rurale dhe vendeve historike.

Kjo është lista e plotë:

20. Vietnami 19. Kroacia 18. Irland 17. Norvegjia 16. Peru 15. Zvicra 14. Finlanda 13. India 12. Meksika 11. Sllovenia 10. Walesi 9. SHBA-të 8. Islanda 7. Anglia 6. Indonezia 5. Afrika Jugore 4. Italia 3. Zelanda e Re 2. Kanada 1. Skocia /Telegrafi/