Një tjetër projekt i ri muzikor këtë kohë po vjen nga reperi i njohur 2Ton.

Arton Avdyli (emri i vërtetë) përmes një postimi të ndarë në rrjete sociale ka njoftuar se po vjen me këngë të re.


Ai madje në llogarinë e tij personale, Instagram, ka publikuar edhe një pjesë nga klipi i “Corazon”.

“03.08. Corazon”, ka shkruar krahas postimit.

Reagimet kanë qenë nga më të ndryshmet, fansat e të cilit mezi po presin për prurjen e radhës të 32 vjeçarit.

Prodhimtaria muzikore e fundit e lansuar nga artisti mbetet “Qika” që e solli në fillim të muajit korrik.

Kënga për vetëm një muaj mblodhi mbi tre milionë klikime në platformën YouTube. /Telegrafi/