Reperi i njohur 2 Ton ka publikuar projektin e tij më të muzikor.

"Melisa" mban titullin kënga e tij më e re, e cila është mjaft ritmike dhe përshtatet me stinën e verës.


2 ton1

Muzika dhe teksti janë realizuar nga vet reperi, ashtu si në shumë prej këngëve tjera të tij.

Kënga trajton një temë dashurie, dedikuar kryesisht për vajzat me emrin 'Melisa'.

Kënga është publikuar në kanalin YouTube me një klip mjaft veror, në të cilin 2 Ton vjen mjaft me stil si çdo herë tjetër.

2 Ton2

Ana vizuale e projektit i është besuar produksionit XL Films.

2 Ton është mjaft i angazhuar në punën për projektet e reja, gjersa pritet të jetë mjaft aktiv gjatë verës në koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore. /Telegrafi/