2 Ton publikon këngën e re "Gota"

Reperi i njohur 2 Ton ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
"Gota" mban titullin kënga e tij e re, e cila është e zhanrit hip hop dhe RnB.
Teksti dhe muzika janë realizuar nga vet reperi ferizajas, gjersa për 'beat'-in është kujdesur Nego.

Kënga është vizualizuar edhe me klip, në të cilin reperi vjen me një performancë të thjeshtë që i përshtatet tematikës së këngës.
Për anën vizuale është kujdesur produksioni nga Prizreni, XL Films.
2 Ton përndryshe vazhdon të mbetet ndër reperët më aktivë në estradë me projekte të shumta muzikore, që priten gjithnjë mirë nga publiku. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
04/12/2020
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


























































