Klubi i futbollit 2 Korriku është një ndër shkollat më të mëdha dhe më të suksesshme sportive në Kosovë. Prej vitesh, ky klub ka shërbyer si një bazë e fortë për zhvillimin e talentëve të rinj, duke i ndihmuar që të hedhin hapat e parë drejt karrierës profesioniste. Shumë futbollistë që sot janë emra të njohur në futbollin kosovar dhe më gjerë, e kanë nisur rrugëtimin e tyre pikërisht në këtë klub.

Një nga veçoritë që e dallon 2 Korrikun është mundësia e hershme që u jep lojtarëve të rinj për të debutuar me ekipin e parë.


Kjo qasje jo vetëm që rrit përvojën e futbollistëve, por gjithashtu krijon një mjedis konkurrues, ku talenti dhe përkushtimi shpërblehen me shanse reale për të treguar veten në nivel të lartë.

Sukseset e klubit në zhvillimin e lojtarëve të rinj kanë tërhequr vëmendjen e kompanive me emër në tregun vendas.

Një ndër partnerët më të rëndësishëm është Exfis, kompania e cila ka vendosur të mbështesë këtë projekt ambicioz dhe të ndihmojë në ngritjen e standardeve të klubit.

Partneriteti mes klubit dhe kompanisë nuk ka të bëjë vetëm me mbështetjen financiare, por edhe me ndarjen e vizionit për të krijuar një ambient ku sporti, edukimi dhe disiplina ecin bashkë.

Ky bashkëpunim po krijon një model të ri të menaxhimit të futbollit rinor në Kosovë, duke u fokusuar te cilësia dhe zhvillimi afatgjatë i talenteve.

Fakti që kompani si Exfis po investojnë në futbollin e të rinjve është një tregues i rëndësisë që ky sport ka për komunitetin dhe të ardhmen e tij.

2 Korriku, me traditën dhe përvojën e tij, dhe Exfis me mbështetjen e pakursyer, po ndërtojnë së bashku një histori suksesi që premton shumë për vitet në vijim.

Përveç mbështetjes për 2 Korrikun, Exfis është aktiv edhe në sporte të tjera dhe klube të ndryshme në Kosovë, duke investuar në zhvillimin e talenteve, organizimin e aktiviteteve sportive dhe projekte që forcojnë komunitetin. Ky angazhim tregon qartë vizionin e kompanisë për të promovuar sportin si pjesë thelbësore të edukimit dhe progresit shoqëror.

Vlen të theksohet se nga shkolla e 2 Korrikut kanë dalë emra të mëdhenj si Etrit Berisha dhe Ardian Ismajli që kanë bërë karrierë të madhe në Serie A dhe liga tjera evropiane. Por, edhe emra të tjerë që kanë bërë karrierë në klubet elitare në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. /Telegrafi/

 

telegrafi sport app