LAJMI I FUNDIT:

2.7 milionë njerëz në BE janë viktima të Facebook-ut (Video)

2.7 milionë njerëz në BE janë viktima të Facebook-ut (Video)

Facebook ka njoftuar Bashkimin Evropian se është e mundur që deri në 2.7 milionë njerëz në 28 vendet e bllokut, kanë qenë viktima të skandaleve në ndarjen e të dhënave të papërshtatshme, ku ishte e përfshirë kompania këshilluese “Cambridge Analytics”, njoftuar zyrtarë të BE-së.

Komisionerja për Drejtësi e BE-së, Vera Jurova ka njoftuar se do ta telefonojë drejtorin ekzekutiv të Facebook-ut, Mark Zuckerberg për të biseduar për rrjedhjen masive të të dhënave nga përdoruesit e asaj kompanie.

Facebook është duke u përballur me akuza të rënda për keqpërdorimin e të dhënave të mbrojtura.


Kompania është duke u përballur me rënie të madhe të të hyrave pas bërjes publike të skandalit.

Ndërakq, Facebook njoftoi ditë më parë se do të merr masa shtesë për të mbrojtur më mirë të dhënat personale të përdoruesve të tij, pas skandalit Cambridge Analytica që goditi rrjetin e fuqishëm social.

“Përveç njoftimeve të bëra javën e kaluar nga Mark Zuckerberg, kryeshef ekzekutiv i Facebook, ne do të marrim masa shtesë në javët e ardhshme për t’u dhënë më shumë kontroll përdoruesve mbi të dhënat e tyre personale. Ne duhet t’i bëjmë parametrat tanë të konfidencialitetit më të lehta për t’u gjetur dhe përdorur.

Pjesa më e madhe e këtyre përditësimeve janë parashikuar shumë shpejt dhe ngjarjet e ditëve të fundit vetëm kanë rritur rëndësinë e tyre”, shkruan në një blog Facebook, që numëron më shumë se dy miliardë përdorues, shkruan Telegrafi.

Rrjeti jep disa shembuj të ndryshimeve në të ardhmen, veçanërisht një meny ‘unike’ për të gjetur dhe menaxhuar të gjitha parametrat e konfidencialitetit dhe mjete të thjeshta për të gjetur, ngarkuar dhe fshirë të dhënat e tyre Facebook./Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Nëse e keni këtë aplikacion, fshijeni atë tani

Teknologji
Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Samsung sapo prezantoi serinë e re Galaxy S25 - detajet dhe specifikat që duhet të dini

Teknologji
Më shumë se 136 mijë mashtrues në Black Ops 6 dhe Warzone

Më shumë se 136 mijë mashtrues në Black Ops 6 dhe Warzone

Lojëra
Threads tani ju lejon të jeni më kreativ në postimet e të tjerëve - çfarë nënkupton kjo?

Threads tani ju lejon të jeni më kreativ në postimet e të tjerëve - çfarë nënkupton kjo?

Teknologji
Microsoft ndalon pranimin e pagesave me Bitcoin

Microsoft ndalon pranimin e pagesave me Bitcoin

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Luftë titanësh: Kush çfarë tha në përplasjen Musk, Altman dhe Nadella pasi Trump njoftoi projektin 500 miliardë dollarësh për 'Al'

Teknologji
Kalo në kategori