18 trupa të bërë shoshë nga plumbat gjenden pas betejës së karteleve në veri të Meksikës

Trupat e mbushur më plumba të 18 burrave u gjetën në shtetin e Zacatecas pas një konfrontimi të dyshuar mes karteleve të drogës në veri të Meksikës, njoftuan autoritetet.
“Ishin 18 të vdekur, dhe konfrontimi kishte ndodhur në komunitetin San Juan Capistrano, në bashkinë e Valparaiso,” tha kreu i sigurisë së Zacatecas, Rocío Aguilar.
Ai shtoi se vdekjet në komunitetin e largët të Valparaiso erdhën si rezultat i konfrontimit mes sulmuesve të dy karteleve më të fuqishme, Sinaloa e Jalisco.
Aguilar tha për rrjetin vendas Milenio TV, dhe beteja ka ndodhur në luftën për territoret e trafikut.
Dhuna e lidhur me trafikun e drogave drejt SHBA ka vrarë 300,000 njerëz në Meksikë që prej vitit 2006, megjithë përpjekjet e qeverisë me dislokimin e forcave federale ushtarake për fushatën që ajo quan “Lufta kundër drogave”.
Valparaiso është fqinj me shtetin meksikan Jalisco, bastioni i kartelit të fuqishëm ‘Jalisco Nueva Generacion’.
Autoritetet thonë se organizata ka nisur një betejë të dhunshme për të afirmuar emrin e saj dhe marrjen e kontrollit të rrugëve kryesore të trafikut të drogave.
Në skenën e masakres u gjetën gjithashtu tre automjete, një prej të cilave i djegur, is dhe një masë e madhe gëzhojash të kalibrave të ndryshëm, sipas Grupit Lokal të Koordinimit, që është përgjegjës për sigurinë ne Zacatecas.
Mediat vendase kanë raportuar prej fillimi të javës një seri shkëmbimesh zjarri, teksa të mërkurën trupat e dy oficerëve të policisë u gjetën të varur nga një urë në Zacatecas.
Aguilar tha se deri tani autoritetet nuk kanë zbuluar ndonjë lidhje mes masakrës së të mërkurës dhe betejës së përgjakshme në Valparaiso.
Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador pranoi dje problemet e siguisë në rajon por tha se administrata po avancon në luftën kundër krimit.
“Shteti ka si detyrim të agrantojë paqen e sigurinë për të gjithë qytetarët”, tha Lopez Obrador në konferencën e tij të përditshme të mëngjesit.
Zacatecas dominohej më parë nga karteli Zetas, i cili tashmë po luftohet nga disa kartele të tjerë trafikut. Në luftë për territorin e trafikut në Zacatecas janë kartelet Sinaloa, Jalisco, Gulf, karteli i Verilindjes, si dhe elementë të mbetur nga Zetas. /tch/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëU grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?

Presidenti finlandez drejtuar Trump: Nëse Putini fiton në Ukrainë, SHBA-ja humbet

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

“Evropa do të ofrojë garanci sigurie për Ukrainën, jo SHBA”, thotë Trump

Trump zotohet të vendosë tarifa 25% ndaj BE-së dhe pretendon se blloku është "formuar për ta dëmtuar SHBA-në"

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti deklarohet pas zarfit të zi: Pata një moment shumë të vështirë, po marr ngarkesë të madhe prej dy personave këtu brenda

Ilir Shaqiri ironizon keq me Gjestin pas tentativës për t’u larguar nga BBVA, e krahason me 'majmun kacavjerrës'

Zarf i zi për Gjestin në shtëpi, Vëllai i Madh njofton se ai ka shkelur rregullat flagrante të lojës dhe vendimi për të do të jepet të shtunën

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Nga Instagrami i Gjestit e konfirmojnë që ai deshi të arratisej nga shtëpia e BBVA duke kapërcyer murin?

Cila është rruga e 'Gold Card' e Trump drejt shtetësisë dhe si mund të funksionojë?