Ishte viti 321 kur Perandori romak Konstandin mori një kërkesë nga këshilli i qytetit të Kolnit, që asokohe mbante emrin Colonia Claudia Ara Agrippinensium dhe ishte kryeqyteti i provincës së Gjermanisë së Ulët.
Fjala ishte për riparimin e një ure të rrënuar për të cilit Kolnit i mungonin paratë. Një hebre me emrin Isaac donte të ndihmonte, por për këtë ai duhej të bëhej anëtar i këshillit të qytetit, dhe prandaj banorët e Kolnit i shkruan Perandorit Konstandin.
Perandori e miratoi kërkesën dhe atë moment ndoshta nuk e dinte, se çfarë dokumenti të vlefshëm historik krijoi me këtë dekret. Sepse ai është burimi më i hershëm i jetës hebreje në Evropë në veri të Alpeve.
“Përmes ligjit të vlefshëm në të gjithë perandorinë u lejojmë të gjithë këshillave të qytetit, që hebrenjtë të pranohen në këshill”, thuhej aty.
Ky dekret, që iu kthye Kolnit, provon kështu qartë që hebrenjtë jetonin atë kohë në Koln.
Dëshmia e parë e jetës hebreje në veri të Alpeve
Qysh në vitet 1950, arkeologët zbuluan thesaret e para të komunitetit hebre nën sheshin e bashkisë së Kolnit. Në atë kohë ata hasën në mbetjet e një sinagoge nga shekulli i 11-të dhe të një mikvahuni, banjoje për ritualet e grave. Por kur sheshi i bashkisë u shndërrua në parking gjatë rindërtimit të Kolnit të shkatërruar pas luftës, gjetjet u zhdukën përsëri nën tokë për dekada.
Vetëm në vitin 2007 arkeologët nisën përsëri gërmimet. Dhe bënë një zbulim shekullor: lagjen mesjetare hebraike të Kolnit. Po nëse disa nga rrugicat, muret, bodrumet dhe shkallët ekzistonin që në vitin 321 ende nuk dihet.
Deri në vitin 2024 në vendin e gërmimeve arkeologjike do të ndërtohet një muze. Po ashtu, Kolni ka bërë kërkesë për t’u përfshirë në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Por gjetje të jetës hebreje nga fillimi i Mesjetës janë zbuluar edhe në qytete të tjera. Në Augsburg, arkeologët hasën në një llambë vaji të shekujve IV dhe V, mbi të është stamposur një menora, një shandan hebre. Hebrenj kishte edhe në Trier, siç dëshmohet nga një dekret i Perandorit Valentinian I (364-375), i cili ndalonte strehimin e ushtarëve në sinagoga.
Vit aksioni kundër racizmit dhe antisemitizmit
Viti 2021 që shënon 1,700-vjetorin e dekretit të Perandorit Konstandin, është shpallur vit aksioni për bashkëjetesën e feve.
“Dekreti i Konstandinit i vitit 321 është burimi më i vjetër dhe për këtë arsye një provë e rëndësishme se ekzistonte një bashkëjetesë e feve të ndryshme”, thotë Andrei Kovacs, drejtori menaxhues i shoqatës “321-2021: 1,700 vjet jetë hebreje në Gjermani” dhe bashkorganizator i vitit përkujtimor.
Gjatë këtij viti do të organizohen ekspozita, takime, festivale këngësh e vallesh e plot aktivitete të tjera.
Përndjekja dhe diskriminimi i hebrejve do të jenë po ashtu pjesë e aktiviteteve, sidoqoftë, në vitin e përvjetorit, fokusi do të përqendrohet tek e bukura dhe bashkëjetesa e feve. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSkandal në Kroaci - zëvendëskryeministri kroat shkrep nëntë herë armën nga vetura
Hamasi për marrëveshjen e armëpushimit me Izraelin: Nuk do të kishte paqe pa Donald Trumpin
Ekstradohet nga Bosnja në Serbi i dyshuari që ndihmoi Faton Hajrizin të ikte në shtetin serb
Zjarr masiv në objektin më të madh në botë të baterive të litiumit në Kaliforni
SpaceX "humbet" raketën "më të madhe dhe më të fuqishme në botë" - disa minuta pas ngritjes nga Teksasi
Protestë masive anti-Vuçiq në Beograd
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
"Parashqevi Simaku është shtrirë në spitalin psikiatrik", Ilirjani tregon gjendjen e saj: Nuk është mirë, ka pësuar një krizë - s'mund ta ndihmonim më
Gjesti i shprehet Eglit për Xhenetën: E kam të vështirë, e kam dashur vërtet atë vajzë
"Të vjen inati që s'ta kam dhënë, shko merre te Bernardi", Jozi i drejtohet me metaforë banale Gjestit në Big Brother VIP Albania
Sondazhi i parë i Valicon për zgjedhjet e 9 shkurtit, këto janë rezultatet
"Burgim i përjetshëm", avokati Syla: Në aktakuzë Naim Murseli konsiderohet si bashkautor, jo porositës
“Nuk kam pëlqim për asnjë vajzë në shtëpi”- Egli shpërthen në lot pas deklaratës së Gjestit