Ai ishte vetëm 17 vjeç dhe kishte shkuar në punë në mënyrë që t’i bënte paratë që i duheshin për t’u veshur dhe të blinte librat për në maturë.
Me sa duket ka qenë i vetëdijshëm se rroga e të atit si punonjës policie ishte e pamundur të plotësonte kërkesat e tij për në vitin e fundit të shkollës. Por nuk ka qenë e thënë.
Fati i zi e ka goditur në kulmin e moshës, raporton Shekulli.
Ardit Gjoklaj, me origjinë nga Tropoja, është gjendur i pajetë në plehrat e Sharrës, në landfilld, ndërsa mësohet se ka qenë i punësuar prej pak kohësh në sektorin e seleksionimit. Djali është gjetur me dëmtime të shumta në të gjithë trupin, ndërsa dyshohet se ka qenë traktori që punon në atë zonë të landfilldit që i ka marrë jetën djalit.
Dyshimet të çojnë te një akt makabër, pasi i riu jo vetëm është masakruar me mjetin e rëndë, por, në momentin kur është gjetur, trupi i tij ka qenë i mbuluar me plehra.
Familja Gjoklaj nisi kërkimet që në orët e para të ditës së djeshme, ndërsa Gegë Gjoklaj ka mbërritur herët ditën e djeshme në Komisariatin Nr. 6 duke iu kërkuar ndihmë kolegëve të tij. Të gjithë bashkë kanë nisur kërkimet, por pa i shkuar mendja askujt se Arditi ishte i masakruar poshtë plehrave të Sharrës.
Gjetja e trupit
Denoncimi për zhdukjen pa gjurmë të Ardit Gjoklajt, policia mësohet se e ka bërë në orët e para të së djeshmes. Kërkimet ka nisur në disa drejtime ndërsa një grup punonjësish janë mobilizuar në mbetjet e Sharrës orëve të mesditës.
Ka qenë pikërisht kërkimi në landfilld që ka bërë të mundur gjetjen e trupit të pajetë dhe më pas policia e ka dërguar për në morgun e spitalit.
Autopsia ka nxjerrë shkaqet dhe kohën e vdekjes së 17-vjeçarit, fëmija i dytë i një familjeje punonjësi policie, më saktë e dy punonjësve të policisë, pasi xhaxhai i tij është edhe “Dëshmor i Atdheut” pasi ka rënë në krye të detyrës në kohën kur ka qenë punonjës i Policisë së Shtetit dhe kundërshtoi maskat në Tropojë 14 vite më parë, duke u përballur me një breshëri kallashnikovi, kur edhe humbi jetën.
Trupi i djalit mësohet se është i dëmtuar krejtësisht pasi ai është goditur me kovën e traktorit që bën zhvendosjen e plehrave.
Policia dhe prokuroria kanë nisur hetimet dhe kanë bërë shoqërimin e 7 personave, gjithë skuadrës që ka qenë në punë në atë turn dhe që punonte në atë sektor. Njëkohësisht bëhet me dije se po punohet intensivisht për të hetuar edhe një mori shkaqesh të tjera, ku sipas të dhënave do të verifikohet rregullorja e punësimit të të miturit në atë sektor dhe vend mjaft të rrezikshëm për jetën, ashtu siç edhe ndodhi.
Hetimet
Zyrtarisht policia bën me dije se kanë gjetur të gjithë personat që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, i kanë marrë në pyetje dhe 7 prej tyre janë të shoqëruar në ambientet policore. Ata janë marrë disa herë në pyetje, ndërsa janë bërë inspektimet në vendin e ngjarjes dhe në mjetin që dyshohet se i ka marrë jetën të riut.
Policia përjashton vrasjen me dashje të adoleshentit, ndërsa bën të ditur se po hetohet në pistën e vrasjes nga pakujdesia. Megjithatë policia saktëson se ka dyshime për braktisje të kufomës me dashje në vendin ku u gjet trupi për të humbur gjurmët, por asnjë prej personave që janë marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme nuk kanë pranuar një fakt të tillë.
Megjithatë vijojnë hetimet dhe do të jenë edhe disa persona të tjerë që do të pyetën në lidhje me këtë ngjarje horror. /Shekulli/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Arrestohet i dyshuari që grisi Kuranin në Prizren

KPK dhe ZKPSh i reagojnë Kurtit: Zbatimi i ligjit është detyrim, jo interes personal

Haxhiu: Le t’i tregojë dikush KPK-së dhe ZKPSH-së, që Albin Kurti nuk është kryeministër në detyrë

"Grisja e Kuranit akt i shëmtuar dhe neveritës", Hoxha i Prizrenit: U tha se personi ka probleme psikike

Rutte dhe ambasadorët e NATO-s pritet ta vizitojnë Kosovën

"Fitimtari do ta formojë qeverinë", Kurti flet për zgjedhjet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës