LAJMI I FUNDIT:

16 vjet me Telegrafin!

16 vjet me Telegrafin!

16 vjetori për Telegrafin ishte vit sfidues, që nga menaxhimi me pandeminë COVID-19, rimëkëmbjen ekonomike, temat e brendshme politike, lufta në Ukrainë dhe ndikimi i saj në mbarë botën e deri te goditja më rëndë për redaksinë – ikja e hershme nga kjo botë e kolegut Arlind Gjikolli-Gjikla.

Ndarja nga jeta e drejtorit menaxhues të Telegrafit dhe artistit Arlind Gjikolli – Gjikla është humbja më e rëndë, jo veç për familjen e tij, por edhe për shtëpinë tonë mediale që nga themelimi.  Në dhjetë vitet  e fundit Gjikla ishte COO (Drejtor Menaxhues) i Telegrafit, ishte njeriu që kontribuoi shumë në zhvillimin dhe rritjen e portalit.


Sado që ikja e hershme e Gjiklës nuk mund të kompensohet, me kontributin që dha ai mbetet frymëzim për punë profesionale dhe risi në tregun medial në Kosovë dhe rajon.

16 vjetori na gjeti me shumë sfida, por edhe zhvillime në të njëjtën kohë. Lufta në Ukrainë dhe agresioni rus në këtë shtet solli shumë të panjohura, të cilat edhe sot janë aktuale, andaj kolegët e rubrikës së botës e kanë mbuluar më përkushtim  këto zhvillime që sollën ankth e pasiguri për paqen në mbarë globin. Agresioni rus në Ukrainë u mbulua me mbi 6000 artikuj të botuar në rubrikën speciale për krizën në Ukrainë dhe pasojat e saj në mbarë botën.

Në politikën e brendshme padyshim sfidues ishin dhe janë çështjet që kanë të bëjnë me dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale ndërmjet dy shteteve.

Barrikadat në pjesën veriore, liberalizimi i vizave, vettingu në drejtësi dhe zhvillimet tjera ishin top prioritetet që sollën lexues dhe interes të publikut në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Luginë të Preshevës, Mal të Zi dhe diasporë, e që u mbuluan me përkushtim e profesionalizëm nga gazetarët e Telegrafit.

Një ngjarje të madhe, që sapo ka përfunduar dhe u mbulua me rubrikë speciale, e sollën kolegët e redaksisë së sportit dhe departamenteve të tjera ishte Kampionati Botëror i Futbollit “Katar 2022”. Mbi 1000 artikuj specialë, rubrikën “Eksperti”, dizajnin e veçantë, kjo ngjarje u përcoll me interesim e lexueshmëri të lartë gjatë tërë kohës sa zgjati Botërori.

Gjatë këtij viti, Telegrafi, si media kredibile, profesionale e inovative është kujdesur edhe për klientët dhe bashkëpunëtorët.

Në përvjetorin e 16-të lansuam tashmë platformën më të re Telegrafi Real Estate, e cila është urë lidhëse mes lexuesve tanë në të gjitha trevat shqiptare dhe diasporë, me partnerët tanë nga agjencitë e patundshmërive dhe ndërtuesit.

Telegrafi Real Estate vjen si diçka e re në tregun tonë, duke ofruar të gjitha informacionet e nevojshme për blerjen apo marrjen me qira të patundshmërive – tokave, shtëpive, banesave apo edhe objekteve afariste.

Gjatë vitit 2022, trendi i rritjes së lexueshmërisë ishte një karakteristikë tjetër në të gjitha kanalet tona, duke sjellë risi dhe laramani për lexuesin në të gjitha rubrikat, nga lajmet kryesore vendore, bota, ekonomia, sporti, kultura dhe magazina.

Krahasuar me dy vitet e fundit, Telegrafi sivjet ka shënuar rritje të lexueshmerisë në platformat dhe kanalet e rrjeteve sociale.

Gjithashtu është rritur numri i personave që kanë instaluar aplikacionin Telegrafi. Mbi 100,000 njerëz tashmë Telegrafin e kanë në telefonat e tyre të mençur, ndërsa është rritur ndërveprimi me përmbajtjen tonë nëpër rrjetet sociale.

Edhe kameramanët e Telegrafit, Korab Basha e Burim Mjeku u shpallën më të mirët e vitit nga Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me storjen – ‘Të jesh i padukshëm për armikun – pjesëtarët e FSK-së gjatë ushtrimeve të kamuflimit në kazermën “Ushtarët e NATO-s” në Istog.

Këtë çmim ata ia dedikuan drejtorit menaxhues të Telegrafit dhe artistit Arlind Gjikolli – Gjikla.

Në vitin 2023 media e parë online në Kosovë, Telegrafi do të vijë me brend të ri për herë të parë, me dizajn të ri, me aplikacion të ri dhe shumë detaje të tjera që do të jenë befasi për lexuesin dhe tregun medial në Kosovë dhe rajon.

Gjatë vitit 2023 Telegrafi do të sjellë bashkëpunime tjera me partnerë medial, por edhe me organizata vendore e ndërkombëtare për një gazetari profesionale dhe kredibile.

Telegrafi.com do të vazhdojë në vitin 2023 të investojë në zhvillimin e stafit, duke shtuar përmbajtjen autoriale dhe me video materiale në rubrikat në të gjitha rubrikat.

16 vjet së bashku me ju!

Urime nga Telegrafi, shoku yt i ngushtë!

Në trend Lajme

Më shumë
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Stano: Shqetësues arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Kalo në kategori