Dita e Pavarësisë së Kosovës për serbët e veriut është një ditë e zakonshme, ndërsa shqiptarët në atë pjesë akoma nuk kanë mundësinë për të festuar lirshëm siç festohet gjithandej vendit. Edhe këtë 15-vjetor të shtetësisë së vendit, ata patën mundësinë që këtë ditë ta shënojnë vetëm në mënyrë individuale.
Emir Azemi, njohës i rrethanave politike, i cili banon në veri të Mitrovicës, tha se nuk ka besuar kurrë se edhe pas 15 viteve të shtetësisë, shqiptarët e asaj pjese nuk do të mund të festojnë lirshëm 17 shkurtin.
Sipas tij, banorët shqiptarë atje festojnë vetëm në mënyrë individuale, sepse institucionet e Kosovës akoma nuk kanë arritur ta shtrijnë sovranitetin e plotë në mbarë territorin e vendit.
“Nuk kam besuar atëherë, dhe as sot, se 15 vjet pas Kosovës shtet, ne ende nuk mundemi lirshëm ta gëzojmë këtë Pavarësi… Ne si qytetarë të Republikës së Kosovës në këtë territor, mund të festojmë vetëm në mënyrë individuale. Nuk ka organizime institucionale ose shtetërore në këtë pjesë, thjeshtë qytetarët janë duke vuajtur, sepse institucionet e Republikës së Kosovës në kuptimin e plotë të fjalës ende nuk kanë arritur ta shtrijnë sovranitetin dhe pushtetin 100 për qind edhe pse ne kemi këtu organet policore, gjyqësore, kushtimisht komunale dhe të tjera”, u shpreh Azemi.
Ai nuk është përgjigjur nëse serbët një ditë do ta festojnë Ditën e Pavarësisë së Kosovës, si dhe kur shqiptarët në veri do të festojnë lirshëm këtë festë sikurse bashkëkombësit e tyre gjithandej Kosovës.
Ndërsa shumica e qytetarëve serbë kanë thënë për KosovaPress se jo vetëm që nuk festojnë, por as që janë në dijeni për këtë festë dhe një gjë e tillë as që ju intereson.
Lubica, një qytetare nga veriu i Mitrovicës, thotë se serbët kanë ditën e tyre të pavarësisë të cilën e kanë festuar të mërkurën.
Ajo pretendon se Kosova është pjesë e Serbisë dhe ka shumë shtete që nuk e kanë njohur akoma.
“Jo nuk e di që është Dita e Pavarësisë, ne kemi ditën tonë të pavarësisë të cilën e kemi festuar… Duhet t’i pyesni shqiptarët nëse ata kanë festuar ditën e djeshme… sepse ne nuk e pranojmë pavarësinë… Kurrë (nuk do ta festojmë)…”, ka thënë Lubica.
Mirosllav Llaketiq, një qytetar tjetër nga veriu i Mitrovicës, nuk pajtohet me Pavarësinë e Kosovës, por ka pranuar shtetësinë e saj, vetëm pjesërisht.
Ai tha se serbët kërkojnë të drejta më të mëdha si konfederatë, apo edhe të drejtën për vetëvendosje.
“Jo, unë jam serb dhe nuk pajtohem me Pavarësinë e Kosovës… Në njëfarë mënyre po (Kosova është shtet), jo 100 për qind…”, theksoi Llaketiq.
Ditën e shtetit ku jeton nuk e feston këtë as serbja Natasha, për çka nuk jep ndonjë arsye të veçantë.
“Jo, jo, nuk e festoj, nuk e di pse, por thjeshtë jo. Nuk duam të bëhet ashtu siç duan të tjerët, dhe kjo është politikë… E mundur, por vërtetë në këtë pyetje nuk mund të përgjigjem (nëse serbët do ta festojnë një ditë këtë festë)”, tha ajo.
Kujtojmë që më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës është shpall pavarësia e Kosovës. Shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm, Hashim Thaçi. /KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut

Fotografi e rrallë e komandantit legjendar, historiani Abdullahu: Adem Jashari, në rëndomtësinë e autenticitetit të tij

“Kemi arritur marrëveshje” -zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, Mexhiti: Ish-ushtarët e UÇK-së s’do të ndalohen më në kufi

Rexhep Selimi mbushi 54 vjet, bashkëshortja e tij e viziton bashkë me Dejona Mihalin

“A do ta respektoni ligjin që e keni hartuar vetë”, “Mos i ngatërro gjërat, shpallja e rezultateve dhe certifikimi janë procese të ndara” përplasje mes Bajramit dhe Haxhiut

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Një gruaje në Banjskë të Zveçanit i gjendet armatim - pushkë, fishekë, çantë ushtrie

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës