LAJMI I FUNDIT:

14 muaj burg për rrëmbyesit e një femre në Klinë

14 muaj burg për rrëmbyesit e një femre në Klinë

Gjykata Themelore në Pejë ka ka shpallë aktgjykim dënues ndaj të pandehurve E.A dhe B.M.

Të pandehurin E.A, gjykata e  ka shpallur fajtor  dhe e ka dënuar me dënimin me burgim në kohëzgjatje prej 8  muajve, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.

Të pandehurin B.M gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6  muajve, në të cilin dënim i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak ndërsa, pjesën e mbetur të dënimit do ta vuaj pas plotfuqishmërisë së aktgjykimit.


Për realizimin e kërkesës pasurore juridike, e dëmtuara është udhëzuar në kontest të rregullt civil edhe pse e njëjta në shqyrtim gjyqësor është deklaruar se nuk kërkon kompensim material.

Të pandehurit janë shpall fajtor për shkak se:

“Në vitin 2016, rreth orës 20:40 minuta, në fshatin Zajm, komuna Klinë, në lokalet e ‘Nora Market, pas marrëveshjes paraprake mes tyre, kanë marrë personin tjetër me qëllim që ta detyrojnë të duroj diçka, në atë mënyrë që të pandehurit marrin një veturë, shkojnë para lokalit në fjalë dhe kur e dëmtuara del nga lokali, i pandehuri E.A i afrohet dhe duke e kërcënuar i kërkon që të hyjë me të në veturë dhe kur ajo nuk pranon e merr me forcë e futë në ulëset e pasme të automjetit dhe e nis veturën, kur e njëjta tenton t’i ndalojë për të zbritur, dy të pandehurit e godasin me grushta dhe shuplaka. Pasi policia ishte njoftuar nga një dëshmitarë, i vihen në ndjekje veturës dhe arrin t’i ndalojnë të njëjtit”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

“Rakia, si qumështi i nënës”, Baba Mondi: Shteti Bektashi në Shqipëri një copë tokë pa taksa dhe polici

Lajme
Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Peci: Mund të kemi Qeveri Kurti 3, por pastaj mund të kemi përplasje me një superfuqi botërore

Lajme
Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Ismet Tara: Ka zgjidhje për Specialen, por nuk kemi as shtet, as pushtet

Drejtësi
Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Tara: Dokumenti i paraqitur në Hagë mund të rrezikojë pavarësinë e Kosovës

Lajme
Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Vdekja e gruas në Podujevë, Bajrami kërkon veprime konkrete nga Qeveria kundër qenve endacakë

Lajme
Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Vendimi i Trumpit për ish-prokurorin Smith, ekspertët flasin për ndikim në Gjykatën Speciale

Lajme
Kalo në kategori