LAJMI I FUNDIT:

14 autobusë shiten për 8 mijë euro (Dokument)

14 autobusë shiten për 8 mijë euro (Dokument)

Stacioni i Autobusëve në Gjakovë përmes një ankandi publik ka nxjerr në shitje 14 autobus të cilët janë jashtë përdorimit. Në njoftimin për kontratë të publikuar në ueb faqe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik (KRPP) thuhet se autobusët do të shiten për hekur, ku vlera fillestare është caktuar të jetë 10 cent për një kilogram, raporton “Zëri.info”.

“Pesha e përafërt e 14 Autobusëve (skelet) në shitje, është rreth 79,350 kg. Për prerjet-copëtimet e autobusëve, matjet e peshës së materialit, si dhe transportimin e materialit, shpenzimet i bartë blerësi. Peshimi i autobusëve do të bëhet ne prani të anëtarëve të komisionit nga ana e Autoritetit Kontraktues”thuhet në njoftimin e publikuar në ueb faqe.

Përveç autobusëve, në shitje janë hedhur edhe dy kombibus të cilët mund të hyjnë në funksion.


“Dy Kombibusët në shitje, për shkak të mundësive për riparim dhe aktivizim, do të shiten të dy së bashku (si pako), me çmim fillestarë prej 4,600.00 euro”thuhet në njoftim, raporton zëri.info.

Stacioni i Autobusëve në Gjakovë po ashtu ka nxjerr në shitje edhe automjetin zyrtar, me mundësi për riparim dhe aktivizim, të cilit iu është caktuar një çmim fillestar për 300 euro.

“Ofertimi është i hapur për të gjithë ofertuesit e interesuar-Të drejtë pjesëmarrje kanë si personat personat fizik (të cilët duhet ta prezantojnë letërnjoftimin) ashtu edhe personat juridik( të cilët duhet ta prezantojnë certifikatën e biznesit). Dokumentet e ofertimit do të kërkohen nga ofertuesit e interesuar duke dorëzuar një aplikacion me shkrim në zyrën e prokurimit në objektin e N.P.L.’Stacioni i Autobusëve ‘SH.A,Gjakovë deri me date 31.10.2016 në ora 14:00. Ofertuesit e interesuar mund të inspektojnë autobusët dhe kombibusët në garazhet e Stacionit të Autobusëve nga data 19.10.2016 deri me 31.10.2016 nga ora 9:00-14:00 Ofertat duhet të dorëzohen në zyren e prokurimit në objektin e N.P.L.’Stacioni i Autobusëve’SH.A,Gjakovë jo më vonë se 03.11.2016 në ora 13:00. Ofertat do të hapen në prezencë të përfaqësuesve të ofertuesve të cilët dëshirojnë të marrin pjese në adresën e cekur më lartë më 03.11.2016 ne ora 13:30, “thuhet në njoftimin e publikuar në ueb faqe të KRPP-së. /Telegrafi/

auto_autobuse1476781388 auto_auto21476781524