LAJMI I FUNDIT:

Si u rekrutua Mehmet Shehu nga CIA?

Si u rekrutua Mehmet Shehu nga CIA?

Në pjesën e dytë të ekskluzive “Spiuni Made in Albania”, vijnë fakte dhe dokumente të asaj që është pjesa më e errët e regjimit komunist, ajo e Sigurimit të Shtetit. Si lindi, si u ngrit, si rekrutoheshin spiunët dhe lojërat e sigurimit me shërbimet e huaja. Çfarë zbuloi realisht sigurimi lidhur me Mehmet Shehun, rekrutimin e tij që në rini nga CIA dhe deri tek vetëvrasja.

Enver Hoxha nuk e kishte problem që t’i quante bashkëpunëtorët e tij nga komandantë legjendarë në poliagjentë, tradhtarë e puçistë. Pasi asgjësoi shumë nga njerëzit që e mbështetën në marrëzitë e tij, ai mbërriti tek Mehmet Shehu.

27 vjet kryeministër i vendit, Shehu u vendos me shpatulla pas muri me pretekstin se njëri nga djemtë e tij ishte fejuar me volejbollisten e talentuar të Dinamos, e cila rridhte nga një familje e deklasuar.


Studiuesi Thimo Bare thotë: “Nuk del poliagjent. Poliagjent duhet të jesh i shumë zbulimeve. Vetëm i njërit del Mehmet Shehu. Del i CIA-s. Misha e kishte pseudonimin: Mehmet Ismail Shehu”.

Mehmet Shehu mendohet se është rekrutuar në shkollën teknike amerikane në atë kohë, drejtues i së cilës ishte “Harry Fulz”.

Babai i tij u përpoq shumë që i biri të mësonte në një shkollë prestigjioze. Sipas bashkëpunëtorit të vjetër shkencor Thimo Bare, pikërisht në këtë kohë, në vitin 1923, Mehmet Shehu është rekrutuar si agjent i CIA-s. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Një burrë dyshohet se ka grisur Kuranin në Prizren - kapet nga kamerat e sigurisë

Lajme

"Thasë me vota të diasporës janë lënë në stacione të autobusëve", analistët: Procesi i votimit i kontaminuar

Politikë
Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Numërimi i votave të diasporës drejt fundit, Muharremi jep projeksionet e shpërndarjes së mandateve

Politikë
Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Ish-kryetari i Graçanicës: 750 serbë nga Kosova do të përdoren për të mbrojtur Vuçiqin dhe destabilizuar protestat në Serbi

Lajme
Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Vetëvendosje ankohet në PZAP pasi u shpallën qindra fletëvotime të pavlefshme

Politikë
AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

AAK në Prizren dënon aktin e grisjes së Kuranit

Lajme
Kalo në kategori