Site icon Telegrafi

130 nxënës marrin pjesë në garat e gjuhës angleze në Vushtrri

Gjatë ditës së sotme, në Vushtrri është mbajtur gara e gjuhës angleze, “Spelling Bee 2025”.

Kjo garë është organizuar nga Drejtoria për Arsim në Komunën e Vushtrrisë në bashkëpunim me shtëpinë botuese “Hamilton House” dhe u mbajt në Gjimnazin “Eqrem Çabej”.

Në këtë garë morën pjesë 130 nxënës, derisa qëllimi i kësaj gareje është përmirësimi i aftësive të nxënësve në gjuhën angleze, shkruan Telegrafi.

“Kjo garë, e cila ka për qëllim të nxisë nxënësit që të përmirësojnë aftësitë e tyre në gjuhën angleze dhe të zhvillojnë shkathtësitë e komunikimit, u mbajt në Gjimnazin ‘Eqrem Çabej’”, thuhet në njoftim.

Këtë garë e ka përshëndetur edhe drejtori i Arsimit, Albanez Tahiraj, duke iu dëshiruar suksese pjesëmarrësve. /Telegrafi/

Exit mobile version