Shtëpitë mbi pemë janë dizajnuar për të na sjellë më afër jetës së egër.
Ato na kthejnë në kohën kur njerëzit ishin vazhdimisht të rrethuar nga kafshë të egra, duke gjuajtur për ushqim dhe duke jetuar në harmoni me natyrën.
Ne i kujtojmë gjithmonë shtëpitë mbi pemë si pjesë të fëmijërisë, kur luanim lojëra dhe hipnim mbi pemë gjigante.
Ne kemi zgjedhur këto 12 shtëpi mbi pemë, të cilat konsiderohen si më të mrekullueshmet në botë, transmeton albeu.
Shfletoni galerinë dhe do të ndesheni me një dëshirë të pashmangshme për ta patur një të tillë.
Shtëpia eko-miqësore, Danimarkë e ndërtuar nga një student i arkitekturës quajtur Konrad Wojcik. Kjo strehë siguron hije dhe mbrojtje nga grabitqarët dhe moti i keq
Shtëpia mbi pemë pranë liqenit Muskoka, Kanada. Aty mund të akomodohet një familje e tërë. Arkitektët e kanë lidhur me litarë të qëndrueshëm çeliku.
Shtëpia në pyjet e Tennessee, SHBA. Shtëpia është më shumë se 50 vjeçare dhe 90% e saj është prej druri.
Kasollet e 7 shtegëtarëve, Kolumbia Britanike. Këto tre ndërtesa janë ndër më të lartat mbi pemë në botë. Aty mungon energjia elektrike por janë të përshtatshme për banim.
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të jetoni mes zogjve, atëherë kjo shtëpi është ideale për ju. Ky habitat i frymëzuar nga foletë e zogjve synon që njerëzit dhe zogjtë të jetojnë krah për krah. Hapësira e brendshme është e ndarë në dy pjesë nga një mur qelqi, i cili lejon banorët të shohin zogjtë e egër duke përdorur shtëpinë si një fole të përkohshme.
Një monument për kujtimet e bukura, Belgjikë. Kjo shtëpi është projektuar nga Benjamin Verdonck për festivalin e dizajnit lokal në Belgjikë. Ajo është vendosur në oborrin e shtëpisë së pleqve në Ghent. Është projektuar të duket si pjesë e objektit dhe t’u kujtojë të moshuarve fëmijërinë e tyre.
Kubi prej pasqyre, Suedi. Kjo ndërtesë e kubike, e projektuar nga Tham & Videgard Mirror, është një nga hotelet më abstrakte në botë. Pasqyrat në muret e jashtme e bëjnë të padukshme në pyll, duke lejuar vizitorët të jenë një pjesë e natyrshme e jetës së egër.
Shtëpia e anijes kozmike, Suedi. Kjo shtëpi duket si një anije kozmike e huaj që ka bërë një ulje emergjente në pyll. Në realitet, kjo është një nga projektet më inovative arkitekturore të kohës sonë. Kjo ndërtesë e pazakontë është pjesë e kompleksit të hotelit që përfshin shtëpinë e pemës si kub pasqyre.
Foleja në pemë e njeriut, Suedi. Kjo fole gjigante ndodhet midis pemëve të një pylli suedez. Pjesa e brendshme është kopja e përsosur e një foleje zogu, dhe është një dhomë moderne plotësisht e pajisur për të kaluar kohën e mirë dhe për të dëgjuar zogjtë.
Restorant në një pemë, Zelanda e Re. Restoranti ‘Yellow Treehouse’ ndodhet në Auckland. Ajo mund të strehojë deri në 18 vizitorë, plus kuzhinierë dhe kamerierë, dhe padyshim është një nga restorantet më të pazakonta dhe të bukura në botë.
Shtëpia mbi pemë HemLoft, Kanada. HemLoft është një shtëpi pemësh prej druri ku mund të pushoni nga zhurma e jetës së përditshme. Kjo banesë e pazakontë eko-miqësore ndodhet në veri të pyllit të Whistler, Kanada. Është e mirë për një person të vetëm ose për një çift.
Një shtëpi mes lulëzimit, Japoni. Kjo shtëpi e mahnitshme e pemës është projektuar nga Terunobu Fujimori dhe është ndërtuar në një kopsht qershie. Ejani në pranverë, vendosuni ne një vend pranë dritares dhe provoni çajin më të mirë ndërsa mrekulloheni me peizazhin e këndshëm.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Bëhet viral për udhëtimin në një nga vendet më “misterioze” në Tokë – burri e poston atë në rrjete sociale

Burri vjedh dhe më pas i gëlltit bizhuteritë me vlerë mbi 700 mijë euro

Adoleshenti indian me 'sindromën e ujkut' fiton Rekordin Botëror Guinness

Pretendon të ketë udhëtuar në kohë - parashikimet e tij për 2025 po tërheqin vëmendje të madhe

Dëgjoi tinguj të çuditshëm nga bagazhi i veturës, gruaja shokohet me atë çfarë pa kur e hapi

Parku më i vogël në botë ka vetëm 0,24 metra katrorë

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Bëhet viral për udhëtimin në një nga vendet më "misterioze" në Tokë - burri e poston atë në rrjete sociale

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja