Kush ishte Xhek Rrjepësi, çfarë ndodhi me Maria Çelesten dhe a i vrau Riçardi III të gjithë princat e Kullës? A ekzistonin me të vërtetë “Këmbëmëdhenjtë”? Kush i qëlloi vëllezërit Kenedi?

Dr David Clarke, autori i “Britain’s X-traordinary Files” rrëfen për History Extra, 12 misteret më të mëdha historike të të gjitha kohërave që ende janë të pazgjidhur:


1 – Maria Celeste

celeste

Ajo që i ndodhi ekuipazhit dhe pasagjerëve të anijes britaniko-amerikane mbetet një nga misteret më të mëdha detare.

Anija “Mary Celeste” nisi lundrimin e saj nga Nju Jorku më 7 nëntor, 1872 drejtuar për në Xhenoa të Italisë. 10 pasagjerët e saj nuk ishin në bord kur ajo u përmbyt në mes të Gjirit të Gjibraltarit 4 javë më vonë.

Maria Çeleste u gjet 400 milje në lindje të Gjibraltarit, nga ana e ekuipazhit të një anije mallrash. Asnjë gjurmë nga kapiteni, gruaja, vajza apo shtatë pjesëtarët e tjerë të ekuipazhit.

Nuk kishte shenja lufte, dhe e gjithë ngarkesa e saj ndodhej akoma në bord. Varka e vetme e shpëtimit ishte zhdukur.

Teori të shumta dolën në lidhje me “anijen fantazmë”.

Ato lidhen me sulmin e piratëve ose të ndonjë përbindëshi në det. Një dokumentar i titulluar “Historia e vërtetë e Mary Celeste-s” i përjashtoi këto mundësi por megjithatë nuk dha përfundime të hollësishme.

2 – Xhek Rrjepësi

9-JackTheRipper1-Alamy

Identiteti i vërtetë i këtij vrasësi serial viktorian vazhon të mbetet i paqartë edhe 129 vite pas vrasjeve të tij të tmerrshme në vitin 1888 në Londër. Xhek njihej si kirurg i çmendur që vriste femra si pjesë e një komploti për të mbrojtur një anëtar të familjes mbretërore. Profesor Uilliam Rubinstajn e përshkruan këtë histori si “absurditet i dukshëm nga fillimi në fund”.

Identiteti i tij i vërtetë nuk u provua kurrë. Tregime rreth vrasjeve të vazhdueshme në rrugët e Londrës tërhoqën lexuesit në të gjithë botën, duke ngritur spekulime intensive që zgjatën më shumë se një shekull.

3 – Disqet fluturues të Kenneth Arnold

kenneth-arnold-ufo

Lindja e fenomenit UFO erdhi nga piloti Ken Arnold që pa 9 objekte të veçanta në formë disku që fluturonin mbi malet Kaskade të Uashingtoni më 24 qershor 1947.

Ai tha se shpejtësia e tyre ishte më e madhe se avionët më të avancuar të asaj kohe. Polemikat që shpërthyen në lidhje me atë ishin të shumta. Shpjegimi më i mundshëm sipas disave ka qenë një tufë pelikanësh të bardhë që kanë fluturuar afër.

4 – Gjurmët e Djallit

devil-footprints_3_1

Herët në mëngjesin e 9 shkurtit 1855, njerëzit në qytezat rreth Devonit Jugor panë një gjurmë të madhe në borë.

Revista Time tha se gjurmët u gjetën në një distancë prej 40 miljesh në të dyja anët e qytetit, sikur një kafshë e madhe dhe e mistershme kishte kaluar gjatë natës. Dyshimet ishin për ndonjë kangur, lepur ose mi, por gjurma ishte tepër e madhe.

5 -  Qefini i Torinos

112-

Qefini i Torinos mund të jetë relikja më e famshme fetare. Shumë të krishterë besojnë se qefini, e cila duket se ka gjurmë të trupit të një njeriu, është rroba e varrimit të Jezu Krishit.

Trupi duket se ka plagë, që përkojnë me përshkrimin e Biblës për vuajtjet e Jezusit në kryq. Shumë dijetarë kundërshtojnë vërtetësinë e qefinit, dhe thonë se ajo i përket Mesjetës.

Edhe Kisha Katolike e Romës e kundërshtonin faktin që me atë copë të jetë mbështjellë trupi i Jezusit. Megjithatë qefini shërben si një mjet i rëndësishëm besimi pavarësisht vërtetësisë së saj. Një vit më parë, Papa Benedikti i 16 e tregoi reliken misterioze të mbrojtur me xhama antiplumb dhe në një klimë të kontrolluar.

Nuk ka dyshim se ajo mbart një gjurmë negative të fytyrës dhe skicimin e trupit të një njeriu që ka pësuar lëndime nga kryqëzimi, por shkencëtarët kanë qenë në gjendje për të arritur një konsensus për mënyrën se si ajo u krijua.

6 – Riçardi III dhe princat e Kullës

Princes

Në vitin 2012, skeleti i mbretit të fundit të Anglisë, Riçardi III, u zbulua poshtë një parkingu në qytetin e Leiçester. Gërmimi që nxori mbetjet e tij u nis nga Philippa Langley, e cila kishte pasur një ndjenjë të çuditshme kur vizitoi vendin.

Ky shembull i qartë i arkeologjisë psikike nuk ishte i vetmi mister që rrethon jetën e Ricardit. Roli i tij në vdekjen e dy nipërve të njohur si Princat e Kullës, mbetet një prej mistereve më të mëdha të të gjitha kohërave. Këto ishin djemtë e Mbretit Eduard IV që u zhdukën në mënyrë të pashpjegueshme në vitin 1483.

7 – Njeriu i hapësirës në Solway

S-F_Spaceman

Në pasditen e 23 majit të vitit 1964, një punonjës i shërbimit të zjarrit, Jim Templeton, mori fotografi të gruas dhe vajzës së tij në zonën e bukur të Solway Firth.

Kur ai i mori fotot nga një asistent, ai i tregoi për një imazh të një figure fluturuese mbi kokën e vajzës së tij, që kishte një kostum të bardhë si ato që veshin astronautët e NASA-s. As ekspertët nuk i dhanë dot shpjegim.

8 – “Mothman”

Mothman

Një natë të errët në nëntor 1966, katër adoleshentë amerikanë pohuan se panë një përbindësh të madh në formë zogu, me sy me ngjyra të ndezura të kuqe, që endej në zonat rurale të West Virginia. Ata thanë se u ngrit në ajër me krahët e tij gjigande. Në një konferencë për shtyp atij i vunë emrin “Mothman” duke u inspiruar nga Batmani. Nga ky zog gjigant janë bërë edhe filma.

9 – Monstrat në thellësi

HMS_Plumper_sea_serpent_1848

A fshehin oqeanet tona specie kafshësh të pazbuluara si për shembull gjarpri i detit, që u kap në ishullin St Helena në vitin 1848?

Në dokumentat e Arkivave Kombëtare dhe Muzeu i Historisë Natyrore janë gjetur raporte për krijesa të ngjashme në fillim të shekullit 20. Gjithashtu për këtë ka shkruar edhe Arhtur Conan Doyle një libër “Bota e Humbur” (The Lost World)

10- A ekzistonin me të vërtetë “Këmbëmëdhenjtë”? (krijesa gjigande të ngjashme me njeriun)

yeti

Për gjigandët e atëhershëm, bishat e mëdha të ngjashme me njeriun, është folur në shumë kontinente për shekuj. Në malet Himalaje, ato njihen me emrin ‘Yeti’ ose ‘Njerëzit e dëborës’. Në Amerikën e Veriut janë raportuar si ‘Këmbëmëdhenjtë’. Në Rusi quhen ‘almasty’. Një tipar i përbashkët përsa i përket raportimeve moderne për to është se shumica e fotove janë të turbullta kurse videot me kualitet të dobët. Ekzaminimet serioze shpesh të çojnë në konkluzione identitetesh të gabuara. Por vitin e kaluar, një gjenetist anglez tha se mostrat e flokëve të tyre kishin ngjashmëri me arin antik polar.

11- Kush i qëlloi vëllezërit Kenedi?

Kennedy

Vrasja e presidentit të Shteteve të Bashkuara Xhon Kenedi më 22 nëntor 1963, vazhdon të mbetet një nga ngjarjet më shokuese të shekullit 20. Vrasja e vëllait të tij Robert Kenedi më 5 qershor 1968 i shtohet teorive konspirative. Në të dyja rastet, u akuzua një person i armatosur.

Në të dyja vdekjet pyetjet që shtrohen janë: A ishte një tjetër qitës në kodrën me bar nga ku u vra Xhon Kenedi gjatë paradës?

Si mundi të qëllonte qitësi Presidentin nga një distancë e tillë, për më tepër që makina ishte në lëvizje? Gjykata e Lartë e Drejtësisë arriti në përfundimin se Li Harvi Osvald ishte i vetmi vrasës, por një sondazh i bërë 6 dekada më vonë tregoi se 60% e amerikanëve nuk e besojnë këtë. Li Harvi Osvald u qëllua për vdekje në një rajon policie në Dallas.

Ndërsa përsa i përket Robert Kenedit, një dëshmitar tha për CNN në 2012-n se ajo kishte dëgjuar dy të shtëna armësh gjatë vrasjes në Los Anxheles më 1968-n.

12- Atlantida

atlantida atlantis (6)

Të gjithë kanë dëgjuar për qytetin e humbur të Atlantidës (ose Atlantisit). Legjenda filloi me filozofin grek, Platonin. Në vitin 360 para Krishtit, ai shkroi një libër personazhet e të cilit e përshkruanin Atlantidën si një ishull më të madh se Libia dhe Azia të marra bashkë, që kish ekzistuar 9000 vite më herët m’u përpara “Kolonave të Herkulit”, që ndodheshin në hyrjen për në Detin Mesdhe.

Por e gjitha çfarë dimë nga qytetërimi legjendari i ishullit të Atlantidës vjen nga disa faqe të Timaeus dhe Critias, dy dialogjet e famshme të shkruara nga filozofi grek Platoni në shekullin e 4 para Krishtit. Sipas Platonit, Atlantis ekzistonte 9 mijë vite më parë se nga koha e tij. Një fuqi e madhe detare në botën e lashtë, bëri që ishulli utopik të zhdukej në mënyrë misterioze në det brenda një dite të vetme. Përgjatë shekujve, shkrimtarë, historianë, shkencëtarë dhe arkeologë të panumërt kanë debatuar nëse Atlantida ka ekzistuar me të vërtetë, dhe nëse po, ku mund të jetë./Tirana Observer/