Vetëm gjatë vitit 2023 kanë ndodhur 11 vdekje dhe 330 aksidente në vendin e punës.
Kështu u tha me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ku është mbajtur një konferencë e organizuar nga Organizata Botërore e Punës, Inspektorati i Qendror i Punës, me ndihmën e Ambasadës Suedeze dhe Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Aty u tha se aktualisht janë mbi 60 inspektorë të punës.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se kanë synuar fuqizimin e inspektoratit të punës, ashtu që ky i fundit të jetë dera e parë, ku punëmarrësit dhe punëdhënësit trokasin për të marrë përgjigje të nevojshme, ku adresohen ankesat e tyre për çështje të sigurisë dhe shëndetit në punë.
“Kemi dyfishuar buxhetin e apeluar për Inspektoratin e punës, kemi siguruar hapësira të rinovuar dhe mjete të reja të punës si hapa thelbësor drejt forcimit të kapacitetit operacional dhe kemi rritur edhe numrin e inspektorëve, ku tashmë inspektorati i punës numëron edhe 41 inspektorë të rinj.
Si rezultat, përgjatë vitit 2023 është trefishuar numri i inspektimeve të sigurisë dhe shëndetit në punë dhe së bashku me rritjen e numrit të inspektorëve kemi synuar rritjen edhe të cilësisë të inspektimeve…
Ne synojmë që roli i inspektoratit të jetë më aktiv po edhe reaktiv dhe këtë synojmë ta bëjmë përmes ndryshimeve ligjore të nevojshme”, ka thënë Murati.
Ndërsa, ambasadori suedez në Kosovë, Jonas Westerlund, është shprehur se kjo është një temë e rëndësishme për mirëqenien e popullatës në Kosovë.
“Rritja e aksidenteve në vendin e punës me fatalitet, kërkon veprim të menjëhershëm… Në 2022 ka pasur 15 vdekje dhe 394 lëndime, kjo është një temë e rëndësishme për mirëqenien e popullatës në Kosovë. Roli i Inspektoratit të punës është i pazëvendësueshëm në këtë drejtim… Besojmë që është kërkuar ofrimi i sigurisë i punëdhënësve. Ka edhe përfitime monetare, që lidhen ngushtë me zvogëlimin e kostove dhe rritjen e proaktivitetit…Miratimin urgjent të programit qeveritar për siguri dhe shëndet në punë, meqë Qeveria po i trajton dhe tejkalon këto sfida”, është shprehur ai.
Po ashtu, Johannes Madsen, shef i Operacioneve në Zyrën e BE-së në Kosovë ka theksuar se mbështesin Qeverinë për hartimin e legjislacionit të punës dhe pasi që të përgatiten draftet shpresojnë që të miratohen së shpejti nga Qeveria dhe Kuvendi.
“Siguria dhe shëndeti në punë është e rëndësishme dhe prioritet i shteteve anëtare të BE-së… Ka korniza ligjore në mbarë botën. Ne e mbështesim qeverinë për hartimin e legjislacionit të punës dhe pasi që të bëhen draftet shpresojmë që ato të miratohen së shpejti nga qeveria dhe kuvendi. Fatalitetet në vendet e punës janë përkujtues i qartë për nevojën urgjente për veprim të menjëhershëm. Mbrapa çdo fataliteti qëndron një jetë… Pajisjet për punëtorë nuk janë opsionale, janë të domosdoshme dhe besojmë në parandalim”, ka theksuar ai.
Ndërkaq, kryeinspektori i Inspektoratit Qendror të Punës, Hekuran Nikçi, ka thënë se janë përmirësuar kushtet e punës duke avancuar në blerjen e veglave të punës, dhe duke përmirësuar ambientin e punës ku ata punojnë.
“Inspektorati i Punës në qershor të vitit 2022, kishte një numër të vogël të inspektorëve, që ishte e pamundur të bëhet mbikëqyrja e zbatimi të ligjit për siguri dhe shëndet gjatë punës. Përgjatë vitit 2023 kemi vepruar, për të iniciuar procesin për inspektorë të rinj, dhe nga ky proces kemi arritur të punësojmë 38 inspektorë të rinj…
Kemi përmirësuar dhe kushtet e punës duke avancuar në blerjen e veglave të punës, dhe përmirësuar ambientet e punës ku ata punojnë. Numri i vdekjeve dhe lëndimeve gjatë vitit 2022 ka qenë 15 vdekje dhe lëndime 450, ndërsa gjatë vitit 2023, 11 vdekje dhe 330 aksidente. Kjo është si rezultat i shtuar të numrit të inspektimeve, ku janë arritur 8 mijë e 114 inspektime dhe të trajtohen 53 mijë e 330 punëtorë në të gjithë Republikën e Kosovës”, ka vijuar Nikqi. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/11/WhatsApp-Image-2025-01-28-at-16.14.37_e3cfffbf-380x233.jpg)
Bëhu SMS – Trajnimi i ri i Hallakate për ndërtimin e strategjisë në rrjete sociale
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-380x233.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-380x233.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KONS2131-1130x635px-780x439.jpg)
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College
![Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/cover-1-780x439.png)
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX
![Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Lajm-per-native-780x439.png)
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!
![DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Foto-Artikulli.jpg)
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!
![Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/unnamed-3-1-780x439.jpg)
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë
![Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/f1309527-e577-4288-a563-50c1d2040ec2-780x439.jpg)
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/zgjedhjet-2025-780x439.jpg)
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë
![Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/eugen-dnv-780x439.jpg)
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës
![Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/1-92-780x439.jpg)
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi
![Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/imer-mushkolaj-780x439.jpg)
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi
![Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ylli-hoxha-780x439.jpg)
Hoxha: Sipas gjasave LVV-ja do të ketë prej 46-49 deputetë
![Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/fushata-subjektet-1-780x439.jpg)
Kush e formon Qeverinë? Kalkulimet pas numërimit të votave nga diaspora dhe atyre me kusht