Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dorëzuar në Kuvend shkresën me listën prej 24 emrash të deputetëve të Partisë Demokratike, duke lënë jashtë liste 11 deputetë.
Burime të medias publikuan shkresën e depozituar në Kuvendin e Shqipërisë, ku PD pritet të përfaqësohet zyrtarisht nga 24 deputetë. Dokumenti, në emër të grupit parlamentar është firmosur nga Lulzim Basha.
Basha vendos në dijeni kryetaren e Kuvendit se në mbështetje të vendimit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Kryesisë së Partisë Demokratike, përbërja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, duke filluar nga data 25 shtator është: 1-Agron Gjekmarkaj; 2-Arbi Agalliu; 3-Bledion Nallbati; 4-Dashnor Sulaj; 5-Dhurata Çupi; 6-Enkelejd Alibeaj; 7-Eralda Bano; 8-Ervin Salianji; 9-Ferdinand Xhaferraj; 10-Flamur Hoxha; 11-Flutura Açka; 12-Gazment Bardhi; 13-Helidon Bushati; 14-Joridsa Tabaku; 15-Kreshnik Çollaku; 16-Lefter Gështenja; 17-Lulzim Basha; 18-Oriela Nebiaj; 19-Oriola Pampuri; 20-Qani Xhafa; 21-Ramadan Likaj; 22-Saimir Korreshi; 23-Xhelal Mziu; 24-Zheni Gjergji.
Në listën e dorëzuar mungojnë 11 deputetë: 1.Greta Bardeli; 2.Ina Zhupa; 3 Isuf Çela; 4.Asllan Dogjani; 5.Bujar Leskaj; 6.Edi Paloka; 7.Kastriot Piroli; 8.Lindita Metaliaj; 9.Ludovik Hasanaj; 10.Sorina Koti; 11.Tomorr Alizoti.
Deputeti i PD, Gazment Bardhi reagoi ndaj shkresës duke deklaruar se nuk duhet marrë seriozisht.
“Merreni me të qeshur dhe boll harxhuat rreshtat me çfarë bën Lulzim Basha. Përveçse humorit tek çdo mendje normale njerëzore, kanë zero efekt. Është fiks si pohimi “falë mundit tuaj nga sot Edi Rama nuk është më Kryeministër”, që demokratët e dëgjonin pas çdo proteste në 10 vjet opozitë!”, tha Bardhi.
“Si një nga deputetët e PD, Lulzim Basha nuk ka as legjitimitetin, por as forcën për të përjashtuar askënd. Ndryshimi i përbërjes së grupit parlamentar mund të ndodhë vetëm me vendim të grupit parlamentar. Përtej kësaj, asnjë copë letre, asnjë firmë dhe asnjë vulë e keqpërdorur në legjitimitet, nuk ka vlerë”, nënvizoi Bardhi.
“Ftoj secilin koleg të përqendrohet tek skandali i Edi Ramës me korruptimin e një zyrtari të FBI, që pranoi fajësinë dhe marrëdhënien e biznesit me Kryeministrin, si dhe tek sjellja skandaloze e Edi Ramës në raport me zhvillimet në Kosovë. Aktet qesharake që bëhen për të zhvendosur vëmendjen nga këto dy çështje nuk mund të marrin asnjë sekond nga veprimtaria e Grupi Parlamentar të PD. Zhvendosja e vëmendjes është interes i Edi Ramës, por jo i demokratëve dhe opozitarëve”, vijon Bardhi.
“Një ftesë të sinqertë kam edhe për kolegun Lulzim Basha. Në vend të letrave pavlerë që synojnë përçajnë opozitën dhe mbajtjen ndezur të konfliktit mes vetes, të përqendrohet në çështje që nuk i shërbejnë forcimit të pushtetit të Edi Ramës, por dobësimit të tij”, përfundoi Bardhi reagimin. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos