103 vjet më parë u shpall Krahina Autonome e Korçës. Brenda një kohe shumë të shkurtër, kjo krahinë mori tiparet e një shteti.
Krahina përfshinte një njësi territorialo-administrative të përcaktuar, me vetëqeverisje të brendshme përfaqësuar nga një këshill shqiptar dhe autoritetet ushtarake franceze, një xhandarmëri dhe një gjykatë. Ajo kishte edhe tre simbolet e një shteti: flamurin, pullën dhe monedhën e saj, përcjell Telegrafi.
Për të përmbushur nevojat e tregut për të holla, administrata e Krahinës Autonome të Korçës, në mungesë të një banke qendrore, ngarkoi Zyrën e saj të Financave me detyrën e emetimit të kartëmonedhave, që u quajtën Frangë, sipas frangut francez, monedha bazë e Republikës së Francës.
Më 1 mars 1917, kjo zyrë hodhi në qarkullim emisionin e parë, në dy prerje, Gjysmë Frangë dhe Një Frangë në serinë A; më 25 mars 1917, në serinë B; dhe më 10 tetor 1917, në serinë C.
Seria A, në njërën anë të legjendës ka të shkruar “Shqipërië Vetqeveritare”, së bashku me shqiponjën me dy krerë. Ndërsa, në anën tjetër, ka dekoracione dhe vlerën 1 Frangë dhe në frëngjisht “Un franc”.
Seria B ka të njëjtën legjendë me të parën, po ndryshe nga Seria A, në faqen e pasme të kartëmonedhave të të dyja prerjeve, lart në të djathtë, ka vulën e rrumbullakët me shqiponjë në mes, rreth së cilës tashmë shkruhet “Direksia e Financës Korçë”.
Seria C ndryshon nga dy të parat për shkak të ndryshimit të statusit të krahinës. Tani kartëmonedha nuk mban më legjendën “Shqipërië Vetqeveritare”, por “Republika Shqiptare”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Roli i hidratimit të organizmit gjatë muajit të Ramazanit me filtrin e ujit Camelot!

Blej më të mirën dhe kurse me Petrol Company!

Parfois tani me koncept të ri në Central Park

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët