Banorët e fshatit Pajovë në Peqin dhe jo vetëm kanë organizuar një protestë këtë të premte në vendin e ngjarjes ku u aksidentua për vdekje i mituri Enio Tabaku.
Banorët kërkojnë plotësimin e disa kërkesave, për rregullimin e qarkullimit rrugor në atë zonë, që të mos ketë më ngjarje të rrezikshme. Organizatorët e protestës kërkojnë kufizues shpejtësie, vendosjen e sinjalistikave rrugore dhe policëve, mbikalime e ndriçim në zonë.
Rreth një javë më parë dy mjete janë përplasur në aksin Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, dhe nga përplasja e tyre ka gjetur vdekjen 10-vjeçari Enio Tabaku.
Nxënësi i shkollës së Pajovës po qëndronte në anë të rrugës, duke mos pasur lidhje me asnjë nga mjetet e përfshira në aksident. Mësohet se mjeti tip Volksëagen ka qenë tej normave të lejuara të shpejtësisë, në një zonë të banuar. Përplasja me Audin ka çuar në goditjen fatale të 10-vjeçarit, i cili ishte 20 metra larg nga rruga kryesore. /Telegrafi/