Që nga viti 2007, numri i grave sipërmarrëse në SHBA është rritur mbi 30 përqind, duke përbërë kështu 36 përqind të të gjitha bizneseve, sipas regjistrimit të vitit 2012.
Numri i femrave ndërmarrëse po rritet – por ende na pret një rrugë të gjatë për të vazhduar.
Këtu janë dhjetë këshilla që do t’ju fuqizojnë dhe inspirojnë që të filloni nga sot.
Mos keni frikë të dështoni
Ju duhet të dilni nga zona juaj e rehatisë. Shpesh, gratë ndikohen më shumë nga dështimi duke lejuar kështu në uljen e vetëbesimit të tyre. Mos e lejo. Dështimi është një pjesë e pashmangshme e suksesit, nga e cila mësojmë.
Merrni komente nga të tjerët
Hulumtimi konkurrues gjithashtu mund t’ju ndihmojë të kuptoni se çfarë duan konsumatorët. Ju do të duhet të shkoni përtej hulumtimit në faqet e internetit të konkurrentit tuaj. Lexoni komente, gjeni artikuj rreth tyre dhe intervistoni klientët e tyre.
Vazhdoni të mësoni
Çelësi i rritjes, inovacionit dhe suksesit është njohuria.
Bëhuni ekspert
Tregu është zhvendosur, por njerëzit vazhdojnë të vlerësojnë autenticitetin dhe ekspertizën. Ju mund të shfaqni njohuritë tuaja përmes fjalës, marrëdhënieve me publikun ose edhe blogging.
Pyetni për atë që keni nevojë
Përcaktoni se çfarë keni nevojë në secilën fazë dhe kërkoni ndihmë nga të gjithë. Shpesh janë njerëzit nga të cilët më së paku e prisni, që do t’ju japin pasqyrën që kërkoni.
Minimizoni njerëzit negativ
Ju do të takoni shumë njerëz skeptik dhe që nuk do e kuptojnë vizionin tuaj. Mundohuni t’i shmangni këta njerëz ose të paktën ndonjë bisedë pune me këta njerëz që nuk ju frymëzojnë të ecni përpara.
Krijoni lidhje
Nëse dëshironi të ndërtoni një biznes të madh dhe të suksesshëm, ju nuk mund ta bëni këtë vetëm. Krijoni sa më shumë lidhje, me rrjete të mëdha por të ngushta bashkëpunimi.
Keni ëndrra të mëdha
Gratë shpesh e nënvlerësojnë potencialin e tyre dhe nuk arrijnë të ëndërrojnë mjaftueshëm. Është e rëndësishme të prekni arsyet e brendshme të biznesit tuaj dhe të mendoni me të vërtetë për trashëgiminë që dëshironi të leni pas. Gjithmonë kujtojeni Presidenten e Liberisë, Ellen Johnson Sirleaf, e cila tha: “Madhësia e ëndrrave tuaja duhet të tejkalojë gjithmonë kapacitetin tuaj aktual për t’i arritur ato. Nëse ëndrrat tuaja nuk ju trembin, ato nuk janë aq të mëdha”.
Kërko mbështetje
Sipërmarrëset femra mund t’a shkurtojnë rrugën drejt suksesit duke mësuar nga suksesi dhe dështimet e të tjerëve. Është shumë e rëndësishme që të keni mentorimin e duhur.
Keni besim
Është e rëndësishme të ruani vetëbesimin dhe të besoni se ky udhëtimi është i vlefshëm, sepse bota ka nevojë për ndikimin tuaj. Sipërmarrëset femra zakonisht janë ato që ndihmojnë botën të bëhet një vend më i mirë. Pasi t’i pajisim gratë me mjetet dhe njohuritë e duhura, do të shohim një peizazh inovativ biznesi që është i ndryshëm, tolerant dhe që kërkon të përmirësojë botën. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Mbroni bimët gjatë të ftohtit: Çfarë është e rëndësishme për të gjitha barishtet që janë jashtë

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t’i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

Në bregdetin e Gjirit Persik ndodhet qyteti që shënon rritjen më të shpejtë

Udhëzime të rreme për pastrimin e çizmeve: Do t'i shkatërroni dhe do të mbeten njollat e përhershme
10 shtetet me femrat më të bukura në botë

Ata janë një hap përpara të tjerëve, shenjat e zodiakut që janë të pamundura për t'u manipuluar
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë