10 gjëra të vogla që do të thonë shumë për partneren (vëmendje djema!)
Komplimentet dhe dhuratat janë gjithmonë të mirëpritura – kush nuk do të ndihet i përkëdhelur gjatë gjithë kohës? Por nuk janë vetëm gjërat materiale që provojnë ndaj nesh kujdesin e partnerëve. Sa më shumë e themi këtë, aq më shumë duket sikur kanë kuptim fjalët… (edhe lulet, në fakt.)
Janë shumë gjëra që i bëjnë vajzat për vete, sinjale pa fund që i mbushin ato me dashuri, por janë edhe shumë sinjale që flasin vetëm me vepra, aq sa shpeshherë dhuratat nuk e kompensojnë më asgjë.
Kështu, herën tjetër që do t’ju duhet të fitoni vëmendjen e një vajze, djema, jini gati për ta bërë atë shumë thjeshtë. Ndiqni 10 hapat e mëposhtëm.
Pyete se si e kaloi ditën
Duke bërë një pyetje kaq të thjeshtë: “Si kalove sot?” do të thotë që po tregon interes për të. Është shumë e këndshme që ajo të kuptojë se po kujdesesh për të dhe se të intereson të dish çdo gjë që bën ajo gjatë një dite.
Hapi derën e makinës
Ok, mos e bëj gjithmonë, por mos harro se nuk është fundi i botës. Edhe nëse nuk e ke bërë asnjëherë në lidhjet e shkuara, është një mënyrë të sjelluri që ajo do ta vlerësojë shumë.
Përqafime dhe puthje të gjata
Duke e mbajtur për disa minuta të përqafuar dhe duke e puthur për disa sekonda, i kujton se sa shumë e dashuron. Këto shenja janë përkthim i “Mos harro që të dua shumë.”
Dëgjoje
Nuk po flasim për atë pjesën kur djemtë kontrollojnë email-et, absolutisht JO. Në vend që të bësh këtë, dëgjo çfarë ka për të thënë ajo… gjithmonë ka nevojë për vëmendje, edhe në rastet kur diçka nuk shkon mirë në marrëdhënien tuaj.
Telefonoji më shpesh
Që do të thotë se mund ta bësh edhe kot, pa pasur një pyetje konkrete gjatë ditës. Derisa mesazhet po zënë ҫdo ditë e më shumë kohë gjatë ditës, telefonoji për disa minuta për t’i treguar se e dashuron.
Tregoji sa herë që duket bukur
Duke i bërë komplimente, të gjitha vajzat ndryshojnë qëndrim e bëhen më të ëmbla. Sa herë është veshur bukur e ndihet e tillë, mos harro t’ia vësh në dukje. Do ta bësh të ndihet më mirë.
Mbaj mend ndonjë detaj nga bisedat e mëparshme
Kur tregon në një pikë të caktuar të bisedës se mban mend një detaj të diçkaje që ka kaluar, i jep rëndësi partneres. Ajo kupton se e dëgjon me vëmendje ҫdo gjë që të thotë. Për të vëmendja është shumë e rëndësishme.
Shtrëngoji dorën
Mund të duket kaq e zakontë, por duke i shtrënguar duart bën një veprim shumë të ëmbël që për të do të thotë shumë. Duke e bërë këtë jep një shenjë tërheqjeje dhe e bën atë të jetë krenare për ty.
Dërgoji mesazhe të ëmbla
Edhe nëse është një mesazh “Uroj të kesh një ditë të bukur — miss you” tregon shumë. Nëse mendon për marrëdhënien tuaj, tregoje këtë. Është një mesazh që do ta bëjë atë të qeshë. Kjo është shumë e rëndësishme në një marrëdhënie apo jo.
Thuaje më shpesh “Të dua”
Duke treguar gjithmonë shumë dashuri e bën marrëdhënien tuaj më speciale. Edhe nëse jeni duke ngarë makinën apo duke parë një film në mbrëmje, vajzat duan ta dëgjojnë këtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKatër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për të gjetur dashurinë këtë vit
Plutoni hyn sot në Ujor dhe do të qëndrojë deri në vitin 2043, çfarë nënkupton kjo dhe tek cilat shenja do të ndikojë?
Parandaloni lagështinë në dritare me një truk pesë-minutësh
Udhërrëfyes për seks oral: Çfarë duan femrat në të vërtetë
Një teknikë për orgazma të shumëfishta që pakkush e di: Gjithmonë do të dëshironi më shumë, më shumë, dhe më shumë...
Pse nuk mund të buzëqeshim në foton e pasaportës?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje