Ekzistojnë të dhëna në lidhje me vitaminat, të cilat duhet t'i dini para se të filloni t'i përdorni. Këto janë dhjetë më themeloret.
Temperatura
Nëse në frigorifer gjenden përbërës, të cilët përmbajnë vajra, acide yndyrore ose probiotikë dhe, nëse vitaminat qëndrojnë për një kohë më të gjatë pranë tyre, do të jenë krejtësisht të padobishme, transmeton Telegrafi.
Aspirina
Njerëzit, të cilët përdorin shpesh aspirinë, përmes urinës humbin vitaminë C. Në atë rast duhet që të konsumojnë sasi të mëdha të vitaminës C, në mënyrë që ta mbajnë një nivel normal të gjakut.
Sintetike dhe natyrore
Suplementet e bazuara sintetikisht Organizmi i absorbon më lehtë sesa ato, të cilat janë të bëra nga burimet natyrore.
Përparësitë e vitaminës B12
Ndoshta dëshironi që ta përdorni vitaminën B12 e që të mos hani shumë mish. Ajo ndihmon në mbrojtjen e sistemit nervor dhe kryesisht gjendet në produkte me origjinë nga kafshët. Vegjetarianët gjithsesi duhet që ta përdorin vitaminën B12, sepse ajo që gjendet në ushqimet bimore nuk është e mjaftueshme për organizmin.
Sasia
Edhe pse vitaminat janë të mira, për ju nuk do të thotë se duhet që të konsumoni vitaminë C ose magnez në sasi të mëdha, sepse mund të shkaktojnë diarre. Vitaminat e tjera mund të sjellin deri te dëmtimi i mëlçisë.
Hekuri
Nëse përdorni multivitamina, të cilat përmbajnë hekur duhet të jeni të kujdesshëm me sasinë që e konsumoni. Te shtatzënat mund të shkaktojë të vjella, ndërsa te personat anemikë mund ta mbingarkojë organizmin. Teprica e hekurit mund të jetë e dëmshme për mëlçinë, zemrën dhe pankreasin, sidomos te meshkujt.
Kombinimi
Vitaminat A, D, E dhe duhet të konsumohen me ushqim që ka pak yndyrë në vete. Kjo gjë do ta ndihmojë organizmin që maksimalisht të shfrytëzojë përparësitë e tij.
Absorbimi
Disa ilaçe ndikojnë në absorbimin e suplementeve dhe dëmtojnë vitaminat, të cilat gjenden në organizmin tuaj. Nëse përdorni ilaçe me recetë, pyeteni mjekun ose farmacistin nëse ekziston ndonjë vitaminë, të cilën nuk do të duhej që ta konsumoni gjatë atyre ditëve kur përdorni ilaçet.
Etiketa
Ajo që është e shkruar në etiketë nuk precizon edhe saktësisht se çfarë gjendet në përmbajtje. Hulumtoni vetë dhe testojini produktet ushqimore dhe zbuloni se a janë të përshtatshme për përdorim.
Ushqimi
Duhet ta dini se vitaminat nuk janë policë e sigurimit. Shumë njerëz nuk i kushtojnë vëmendje ushqimit, derisa konsumojnë vitamina përmes pilulave ose tabletave, por duhet ditur se një gjë e tillë nuk është zëvendësim i plotë për ushqimet, të cilat në mënyrë natyrore ofrojnë një asortiment të vitaminave dhe mineraleve. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit