10 filmat që duhet të shihni patjetër

Një nga mënyrat më të mira për të shfrytëzuar kohën e lirë e për të gjetur frymëzim është të shohësh filma
Nuk ka rëndësi nëse është një me aventura, komedi ose romantik, një film mund t’ju frymëzojë përmes disa gjetjeve të jashtëzakonshme, pa qenë nevoja të ndiqni gjithnjë seminare të mërzitshme biznesi.
Disa nga filmat që duhet të shihni patjetër janë:
1. The Social Network Arsyeja: Të mundëson që të kuptosh se si ta bësh një nismë të ketë sukses përmes cilësive të tilla si fleksibiliteti.
2. Glengarry Glen Ross Arsyeja: Bota e biznesit mund të jetë e egër, ndaj duhet ta dini këtë.
3. Pirates of Silicon Valley Arsyeja: Do t'ju frymëzojnë dhe ka shumë gjëra për të mësuar prej tyre.
4. Citizen Kane Arsyeja: Nisja e një biznesi të sukesshëm është qëllim i çdo sipërmarrësi, por nuk është i vetmi qëllim në jetë.
5. The Pursuit of Happyness Arsyeja: Pasioni dhe sakrifica janë çelësi për të mos hequr dorë nga ëndrrat.
6. Moneyball Arsyeja: Të qenurit inovativ është një nga tiparet më të njohura të sipërmarrësve të suksesshëm.
7. Rocky Arsyeja: Sepse bota do t’ju thotë që nuk keni asnjë mundësi për të patur sukses. Si t’i vërtetoni të kundërtën?
8. Wall Street Arsyeja: Mos e shisni veten vetëm për hir të parave. Të jesh sipërmarrës nuk do të thotë thjesht të bëhesh i pasur dhe i famshëm.
9. Jerry Maguire Arsyeja: Mësim i vlefshëm për gjithë çfarë do të ndodhë në jetën profesionale dhe personale teksa ndiqni ëndrrën.
10. Office Space Arsyeja: Çdo sipërmarrës urren të punojë për dikë tjetër, madje ndonjëherë shkon në ekstreme për t’u larguar nga puna.
Burimi: Entrepreneur.com












































