2Ton dhe Bejta janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

“1 Dashuri” mban titullin kënga e tyre, të cilën e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.


Teksti është shkruar nga 2Ton dhe Ghulo me masterizim nga Don Gima.

Screenshot 3 11 Foto: Screenshot/YouTube

Producimi u bë nga Dardd me video të realizuar nga N’Pikë Creative.

Ndonëse i përkasin zhanreve të ndryshme, kjo këngë e tyre besohet se do të pritet mirë edhe nga publiku.

Screenshot 2 8 Foto: Screenshot/YouTube

Tanimë vlen të ceket se ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në platformën YouTube.

Bejta po vazhdon të sjellë projekte të reja pavarësisht se ka kryer një operacion në gju. /Telegrafi/