LAJMI I FUNDIT:

​Vdes vrasësi më famëkeq në Australi

​Vdes vrasësi më famëkeq në Australi

Ivan Milat, vrasësi serik më famëkeq që vuante shtatë dënime të përjetshme, për vrasjen e shtatë personave, ka vdekur në moshën 74 vjeçare.

Milat u diagnostikua me kancer në ezofag dhe në stomak në muajin maj të këtij viti. Ai ishte transferuar për trajtim në Spitalin Prince of Wales të Sidneit më 11 tetor, raporton ABC News.

Në një deklaratë, Departamenti i Shërbimeve Korrektuese të NSW-së, njoftoi se Milat vdiq rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm.


Milat u arrestua në 1994 pas një prej hetimeve më të mëdha të policisë në historinë australiane, pasi shtatë trupa u zbuluan në varret të cekëta në Belanglo State Forest, në jug-perëndim të Sidneit, në vitet 1992 dhe 1993.

Viktimat e tij të gjithë ishin turist që udhëtonin në jug përgjatë autostradës Hume afër Liverpoolit në perëndim të Sidneit, të cilët ishin zhdukur midis viteve 1989 dhe 1992.

Ata ishin Deborah Everist dhe James Gibson, të dy 19 vjeç nga Victoria, Simone Schmidl, 21 vjeçe nga Gjermania, Anja Habschied, 20 vjeçare dhe Gabor Neugebauer, 21 vjeç një çift gjithashtu nga Gjermania, Caroline Clarke, 21 vjeçare dhe Joanne Ëalters, 22 vjeçare nga Britania.

Dokumentet e gjykatës thonë se të gjithë, përveç njërit prej viktimave, i ishin nënshtruar “ndërhyrjes seksuale, para ose pas vdekjes”.

Milat, i cili u dënua në vitin 1996, kurrë nuk pranoi në vrasjet.

Në trend Botë

Më shumë
Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Lista Serbe do t'i dërgojë 500 njerëz në Beograd për ta mbrojtur Vuçiqin

Serbia
Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Trump kabinetit të tij: A është dikush i pakënaqur me Elonin? Nëse po, do ta nxjerrim jashtë

Amerika
Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Kuvendi i Republikës Serbe nis të merr masat e para të paralajmëruara nga Dodik

Bosnja
U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

U grindën derisa prisnin para arkës, burri e godet me karrocë të mallrave një grua në Brazil – kamerat e sigurisë kapin momentin rrëqethës

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Adoleshenti rrëmben vogëlushen derisa po lutej në xhami në Malajzi, e keqtrajton seksualisht – kamerat e sigurisë regjistrojnë gjithçka

Azia
ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

ISW: Rusia do të duhet të luftojë të paktën deri në vitin 2108, për të marrë nën kontroll edhe 80 përqindëshin tjetër të Ukrainës

Evropa
Kalo në kategori