Konkursi për studime postdiplomike-master në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina” pritet të shpallet më 21 shtator, ka bërë të ditur prorektori për Marrëdhënie me Jashtë në këtë institucion, Afrim Hoti.
Konkursi i cili pritet t’i regjistrojë mbi 3 mijë studentë, do të zgjasë deri më 30 të këtij muaji, derisa të gjithë studentët të cilët do të diplomojnë në afatin e shtatorit, i cili përmbyllet më datë 24, mund të aplikojnë në këtë nivel të studimeve.
Prorektori Hoti ka thënë se menaxhmenti i UP-së, i ka bërë këto përllogaritje, duke shtuar se e drejta e vazhdimit të studimeve në nivelin master nuk do t’i humbet askujt që arrin të diplomojë në këtë afat.
“Konkursin e masterit e kemi prolonguar pak me qëllim për t’u dhënë mundësi studentëve që të kryejnë afatin e shtatorit. Siç e dini këtë shtator ne kemi startua me një lloj pilot-projekti ose projekt provues, për t’iu dhënë mundësi studentëve që të kenë shtatorin 1 dhe shtatorin 2, do me thënë dy mundësi brenda të njëjtit afat në mënyrë që gradualisht të kthehemi kah zbatimi i Statutit që nënkupton se afati i tetorit të hiqet. Pastaj dhe që studentët dhe stafi të kenë mundësi që nga 1 tetori deri në mes të janarit të kenë vetëm ciklin e ligjëratave dhe të kollokfiumeve. Në mënyrë që të mos u mohohet e drejta e studentëve që të kandidojnë për studimet master, ne e kemi paraparë që deri tek data 24 shtator të përfundoj afati i provimeve për shtatorin, ndërkohë që ne do ta hapim konkursin më datë 21 i cili do të mbetet i hapur deri më datën 30 shtator, që nënkupton se ata studentë të cilët eventu alisht do të diplomojnë në afatin e shtatorit do të kenë mundësi nga 24 deri më 30, që i bie 6 ditë pune, që të kompletojnë dokumentacionin e tyre dhe ta zënë afatin e kandidimit për master”, ka thënë Hoti.
Prorektori Hoti ka thënë se edhe në këtë nivel të studimeve është numër i caktuar i programeve ku do të ketë vende të lira, por ka shtuar se të gjitha janë bërë gati dhe se po pritet vetëm data 21 që të publikohet konkursi.
Në këtë vit të studimeve, UP në nivelin master do t’i regjistrojë 3 mijë e 422 studentë.
“Sipas përllogaritjeve tona për studimet postdiplomike-master për vitin akademik 2016-17, do të regjistrojmë 3 mijë 422 kandidatë, kriteret do të jenë ose respektivisht rezultati i pranueshmërisë do të varet ose do të jetë refleksion i suksesit në studimet paraprake, respektivisht notës mesatare, por në të njëjtën kohë edhe provimit pranues. Po ashtu, do të ketë karakter determinant, 70 për qind do të jetë provimi pranues, por në kuadër të provimit pranues si e integruar do të jetë edhe një lloj vlerësimi për një gjuhë të huaj me theks të posaçëm të gjuhës angleze sepse studentët tashmë po vijojnë në profile apo studime më të thelluara dhe është krejtësisht e kuptueshëm që këto studime nuk mund të bëhen të paktën pa njohur një gjuhë të huaj, pra 30 përqind do të jetë nota mesatare, 70 përqind do të jetë testi nga provimi pranues duke e përfshi edhe vlerësimin për gjuhën”, është shpr ehur Hoti.
Hoti ka shtuar se UP deri më tani i ka bërë të gjitha përgatitjet për shpalljen e konkursit për nivelin master për vitin akademik 2016/17, derisa pritet vetëm data 21 për ta shpallur atë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Privilegj apo e drejtë? Ish-deputetët përfitojnë 1800 euro në muaj paga kalimtare pas mandatit

Vrasja te "4 llullat" në Prishtinë - i dyshuari që gjendet në arrati i shkruan letër policisë

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Namazi i Fitër Bajramit në Tiranë falet para kohe, Komuniteti Mysliman del me sqarim

Filipinasit po mbushin tregun e punës në Shqipëri, pse po i preferojnë bizneset shqiptare?

Një person gjendet pa shenja jete te Ferronikeli në Drenas

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

A po përgatitet SHBA-ja për sulm ndaj Iranit - imazhet satelitore tregojnë grumbullimin e bombarduesve të padukshëm B-2

Barcelona ishte e vetëdijshme për thyerjen e rregullave ndaj Osasunas – pse nuk morën masa?

Çka e shkaktoi tërmetin e Myanmarit - dhe pse bëri që një kullë të shembet në Bangkok?

Rama prezanton modelin e pasaportës shqiptare evropiane

Zëvendëskryeprokurori apo Prokuroria Speciale dhe Këshilli Prokurorial, kush po e thotë të vërtetën?

Shefi i klubit të njohur anglez e pranon haptas se po synojnë transferimin e Arda Guler