LAJMI I FUNDIT:

​Doris Pack: Zgjedhjet pa opozitën farsë, nëse OSBE i vëzhgon ato bëhet bashkëpunëtore

​Doris Pack: Zgjedhjet pa opozitën farsë, nëse OSBE i vëzhgon ato bëhet bashkëpunëtore

Kryetarja e Forumit të Grave në Partinë Popullore Evropianë (PPE), Doris Pack, ka reaguar lidhur me zgjedhjet që do të mbahen me 30 qershor në Shqipëri.

Përmes një reagimi në Twitter, Pack  është shprehur se zgjedhjet pa opozitën janë një farsë dhe se nëse OSBE i vëzhgon bëhet bashkëpunëtore në këtë mes.

“Në një vend demokratik një kryeministër kurrë nuk del kundër dekretit të Presidentit dhe Kushtetutës. Mungesa e Gjykatës (Kushtetuese) prej një viti e gjysmë do ta pengonte atë.


Kujt duhet t’i binden qytetarët e shkretë? Zgjedhjet pa opozitën janë një farsë. Nëse OSBE i vëzhgon ato bëhet bashkëpunëtore”, shkruan Doris Pack.

Ndërkaq, këto janë zgjedhjet e para në Shqipëri që nga viti 1990, të cilat pritet të mbahen pa pjesëmarrjen e opozitës, e cila nuk i pranoi zgjedhjet pa u plotësuar kërkesa e tyre për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Shumica e qytetarëve thonë se nuk do të marrin pjesë në këto zgjedhje, të cilat i konsiderojnë të pandershme dhe jodemokratike./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin

“Limaj mund t’i kthejë shpinën Haradinajt dhe të bashkohet me Kurtin", Lladrovci thotë se i qëndron kësaj deklarate – parashikon edhe sa deputet mund t’i ketë Nisma

Lajme
Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Shkelje procedurale, KQZ del me një sqarim për rezultatet preliminare edhe për 21 vendvotime

Lajme
Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Si pritet të jetë ndarja e mandateve në Kuvend për subjektet nga minoritetet? Tregon Cakolli

Lajme
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Rama humb kontrollin gjatë lidhjes direkt në rrjetet sociale, përplas tavolinën edhe shan

Lajme
Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Rama: Dorëheqjen time harrojeni, ka dy rrugë për të më larguar nga politika

Lajme
Kalo në kategori